Angela Merkel Kritikon Mungesën e Përpjekjeve Diplomatike të Bashkimit Europian me Rusinë

/

Çfarë tha ajo për bisedimet e Minskut me Putinin?

Ish kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje dje Bashkimit Europian të rrisë përpjekjet diplomatike në konfliktin me Rusinë, me qëllim arritjen e paqes.

Merkel tha se “ndjen keqardhje” që Europa “nuk po e përdor potencialin e saj diplomatik mjaftueshëm”, gjatë një interviste që dha për rrjetin publik televiziv WDR. Megjithatë, ajo e konsideroi “absolutisht të justifikuar” mbështetjen ushtarake të Ukrainës dhe prodhimin e një efekti pengues.

Merkel qeverisi Gjermaninë për 16 vite, deri në dhjetor 2021, më pak se tre muaj para se Rusia të pushtonte Ukrainën. Që atëherë ajo është kritikuar për shumë butësi me vendin dhe për varësinë e Gjermanisë për vite me radhë nga furnizimet e lira, me energji ruse. Gjermania është bërë një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës dhe ka rinisur industrinë e saj të mbrojtjes.

“Pranimi ushtarak dhe aktivitetet diplomatike janë diçka që unë i konsideroj të rëndësishme”, këmbënguli ajo. Sipas Merkelit, “nuk mjafton” që Presidenti i SHBA-së Donald Trump të mbajë kontakt me Rusinë. “Edhe ne gjithashtu, si europianë duhet të mbajmë kontakte”, theksoi ajo.

Çfarë tha Merkel për bisedimet e Minskut me Putinin

Kur u pyet nëse ishte e përshtatshme të kishte një ndërmjetës në konfliktin me Vladimir Putinin, Merkel tha se gjatë diskutimeve që kishin ndodhur në Minsk, kur ajo ishte kancelare, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, “nuk do t’i kishte shkuar ndërmend” të kërkonte një ndërmjetës të shkonte në kryeqytetin bjellorus “për të folur me Putinin”. “Ne duhet ta marrim situatën në duart tona”, shtoi ajo.

Kur Putin u pyet në fillim të majit për kandidatin e tij të preferuar për një rifillim të dialogut me europianët, Vladimir Putin u përgjigj se “personalisht” do të preferonte paraardhësin e Angela Merkelit, ish kancelarin Gerhard Schröder.

Qëndrimi i kancelarit Merz

Kur u pyet për komentet e Merkelit, kancelari Friedrich Merz, ai tha se Gjermania dhe partnerët e saj europianë “kanë qenë prej kohësh të angazhuar në një dialog intensiv sesi të arrijnë një zgjidhje paqësore së bashku. Ajo që ka rëndësi është që Rusia të jetë e gatshme të ulet në tryezën e negociatave dhe të fillojë bisedimet. Dhe këto bisedime do të zhvillohen midis Ukrainës dhe Rusisë, me mbështetjen e amerikanëve dhe europianëve”, tha Merz. Megjithatë, “deri më tani, Rusia i është përgjigjur çdo oferte për negociata me bombardime edhe më intensive dhe kundër infrastrukturës civile… Kjo duhet të ndalet. Dhe ky është parakushti që negociatat të jenë të mundshme”, theksoi Merz.

Sa më sipër, deklarata apo pohime të Merz nuk kanë asnjë vërtetësi, përkundrazi asnjëherë Gjermania apio Bashkimi Europian nuk kanë sugjeruar të vijnë në bisedime me Rusinë, përkundrazi i kanë mbyllur të gjitha dyert e diplomacisë.

***

Këto janë dy linjat politike brenda Gjermanisë, ajo linjë që ishte, e Angela Merkel, që e bëri Gjermaninë ekonomikisht superfuqinë e Europës dhe kjo e Merz që po e fundosi ekonominë e Gjermanisë, dhe që është shndërruar në armik të betuar të Rusisë, në kundërshtim të plotë me interesat e Gjermanisë dhe gjermanëve.

Fakti që Angela Merkel po del publikisht, do të thotë se po i paraprin diçkaje negative, të mundshme për të ndodhur, si dhe për të zgjuar apo ndërgjegjësuar qeveritarët dhe popullin gjerman, lidhur me politikat që duhet të ndjekin ndërkombëtarisht.


Source:
WDR TV

Previous Story

Në Prag të "Apokalipsit": Shumë Armë & Municione Amerikane, po Transportohen nga Bazat e Gjermanisë në Lindjen e Mesme!

Next Story

Irani po Lëviz Drejt Vendosjes së Shpërblimeve të Majme, për Kokat e Trump-it & Netaniahut! - Sa?

Latest from EU/BE