Operacion kërkim-shpëtimi në zhvillim e sipër!
Ndërtesa e banimit u shemb pas shpërthimit, dy gra dhe një burrë rezultojnë të zhdukur.
Tre persona rezultojnë të zhdukur në Gjermani, pas një shpërthimi në një ndërtesë apartamentesh që shkaktoi shembjen e saj.
Shpërthimi mund të ketë ndodhur nga rrjedhje gazi natyror.
Rënia u shkaktua nga një shpërthim i fuqishëm që ndodhi të martën, në qytetin Görlitz, Gjermani.
Ekipet e shpëtimit me qen të trajnuar aktualisht po kërkojnë tre personat e zhdukur në rrënojat e ndërtesës së shembur. “Dy gra, të moshës 25 dhe 26 vjeç, me kombësi rumune, dhe një burrë 47-vjeçar me kombësi gjermane dhe bullgare”.
Ekipet e shpëtimit nga njësia e shpëtimit e Kryqit të Kuq Gjerman (DRK) në Freiburg janë gjithashtu në vendngjarje. Njëri prej tyre tha se “shpresojmë t’i gjejmë të gjallë personat e zhdukur në zgavra, por shpresa është e vogël”. Shkaku i katastrofës po hetohet, ndërsa mundësia që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi natyror është i hapur.
Siç vëren gazeta gjermane Bild, fillimisht ekzistonte frika edhe për dy persona të tjerë që nuk gjendeshin, por më vonë u mësua se, për fat të mirë për ta, kishin vendosur të bënin një shëtitje para se të hynin në apartamentin e tyre.
Një burrë që kishte frikë se gruaja dhe kushëriri i tij mund të ishin bllokuar nën rrënoja tha të hënën se ata kishin mbërritur atë ditë për pushime në shtëpinë me qira.
Ndërsa bënte pazar në një supermarket aty pranë, ai dëgjoi një shpërthim dhe u kthye në shtëpi për të gjetur vetëm një grumbull të madh rrënojash, raportoi dpa.
Ndërtesa e shembur në stilin historik Wilhelminian kishte apartamente që jepeshin me qira për pushime, tha policia.
Gorlitz është qyteti më lindor i Gjermanisë me një popullsi 57,000 banorë.
Lagjja historike e padëmtuar e qytetit të vjetër është një vend i njohur për prodhimet filmash ndërkombëtarë.

Source:
BN Breaking News ie


