Ndërroi bravat gjithashtu!
Një aktiviste e krahut të majtë, spanjolle, u abuzua dhe u dëbua nga shtëpia e saj nga një imigrant i paligjshëm që ajo e kishte strehuar vullnetarisht.
Estíbaliz Kortazar Errecatxo i dha me qira një dhomë një imigranti 48-vjeçar nga Afrika e Veriut për “solidaritet humanitar” përmes një shoqate vullnetare.
Raportohet se imigranti që hyri me qira në banesë, përfundimisht ndaloi së paguari qiranë, më pas filloi të dëmtojë pronën e spanjolles, ajo u detyruat t’i nënshtrohej ngacmimeve dhe kërcënimeve psikologjike që ushtronte imigranti i paligjshëm.
Imigranti e fyenta në mënyrë të vazhdueshme, duke përfshirë gjuhë përçmuese dhe mizogjine.
Spanjollja u detyrua të largohej nga shtëpia e saj nga frika dhe terrori.
Më pas, imigranti ndërroi bravat, duke e ndaluar të hynte në shtëpinë e saj, ndërsa ajo vazhdoi të ishte përgjegjëse për pagesën e faturave dhe të shërbimeve, teksa për disa ditë flinte jashtë.
Spanjollja denoncoi rastin në polici, që në thelb është dhunë e qartë, por ligjet e qeverisë spanjolle bmështesin imigrantin dhe për disa muaj ajo nuk e nxjerr dot nga banesa atë. Për pasojë, duhet të largohet ajo nga shtëpia e saj.
Tani shtëpia e saj ka përfunduar në një gjendje uzurpimi, të njohur në Spanjë si “okupas”.
Kështu i rezultoi majtizmi dhe aktivizmi spanjolles, apo edhe humanizmi për të panjohurin imigrant të paligjshëm.
🇪🇸 A Spanish left-wing activist was abused and kicked out of her own home by a migrant that she voluntarily hosted.
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 11, 2026
Estíbaliz Kortazar Errecatxo rented a room to a 48-year-old North African migrant out of humanitarian solidarity through a volunteer association. It is reported… pic.twitter.com/T9kuZkIEy4
Sources:
Videgrad 24


