Çfarë po ndodh me anijet turistike?
Më shumë se 1,700 persona (1,233 pasagjerë dhe 514 anëtarë të ekuipazhit) janë në karantinë në një anije turistike në lumin Gironde, pranë Bordeaux, Francë, pasi një burrë 90-vjeçar vdiq nga norovirusi!
Incidenti nuk lidhet me shpërthimin e fundit të hantavirusit në anijen turistike Hondius MV në Oqeanin Atlantik, ku vdiqën tre persona dhe u konfirmuan 11 raste.
Megjithatë, lind pyetja sesi ndodhin kaq shumë incidente të viruseve vdekjeprurëse që përhapen në anijet turistike?!
Autoritetet shëndetësore franceze kanë konfirmuar se ka prova të forta të një shpërthimi të norovirusit – virusi më i zakonshëm që shkakton gastroenterit.
Rreth 50 pasagjerë kanë shfaqur tashmë simptoma.
Shumica e pasagjerëve janë turistë nga Britania dhe Irlanda. Anija mbetet e ankoruar dhe nën kontroll shëndetësor, ndërsa autoritetet kanë vendosur masa të rrepta karantine për të kufizuar përhapjen e virusit.
Sources:
The Guardian


