Sipas mediave gjermane, i dyshuari është vrarë gjatë operacioneve policore.
Autori i dyshuar i sulmit të mbrëmshëm ndaj një turme që ishte mbledhur në parkun qendror të Berlinit për të festuar Ditën e Rrugës Christopher, kushtuar komunitetit LGBTQ+, është vrarë gjatë një operacioni policor, njoftoi policia pak më parë.
“Rreth orës 6:00 pasdite (ora lokale) i dyshuari në sulmin e djeshëm në Parkun Tiergarten ndodhej në një kompleks “kopshtesh të vogla” me qira, në zonën Spandau (një periferi në veriperëndim të Berlinit). Sipas informacioneve tona deri më tani, ai dyshohet se ka sulmuar me një armë të mprehtë policinë, ndaj Ekipi Special i Komandës (SEK) hapi zjarr. “Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të shpëtimtarëve, ai vdiq në vend”, tha zëdhënësi i policisë pak më parë.
Kujtohet se të paktën një grua u vra dhe 14 persona u plagosën në sulmin terrorist, i cili tani është cilësuar si “terrorizëm ose një krim politikisht i dhunshëm me rëndësi kombëtare”.
Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrid tha se të gjitha provat në lidhje me sulmin deri më tani tregojnë për një sulm terrorist me sfond islamist. Dobrid tha në një konferencë për shtyp pranë vendit të sulmit: “Kemi të bëjmë me një autor të dyshuar, i cili më parë kishte shqetësuar autoritetet për shkak të një numri të madh veprash penale, radikalizimit dhe lidhjes me hapësirën islamiste”.
Source: Spiegel


