Terror & “Allahu Ekber” në Francë – Sulmohen me Thikë Oficerë të Policisë në Patrullim

//

Oficerët e policisë sulmohen me thikë në Tuluzë gjatë patrullimit.

Dy oficerë policie bashkiake, një burrë dhe një grua, u sulmuan me thikë ndërsa përpiqeshin të nënshtronin një të dyshuar në një zonë të Tuluzës.

Oficerët ishin në patrullim kur një shofer iu afrua atyre me një automjet, duke bërë gjeste.

Burri më pas u përpoq të arrinte një nga oficerët me një “lloj thike”, sipas zëvendësshefit të sigurisë së Tuluzës, Emilion Esnault.

Oficerët dolën nga automjeti duke u përpjekur pët ta kontrollonin personin. Gjatë ndërhyrjes, dy oficerë u plagosën me thikë. Autori i dyshuar u arrestua më pas.

Sipas informacionit dhe të dhënave nga policia, autori i dyshuar bërtiti gjithashtu “Allahu Ekber” në kohën e sulmit.

Franca arriti në ditët ku imigrantët e paligjshëm po sulmojnë vetë organet e rendit, ose e thënë ndryshe vetë shtetin. Fundin e kësaj situate do e vendosin vetëm zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 dhe vendimi i popullit francez.


Source: ALLIANCE PN (X)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Alarm mbi Klubin e Golfit të Trump: F-16 u Ngritën për të Ndërprerë Intinerarin e Dy Aeroplanë Civilë në New Jersey

Next Story

SHBA-të Gati të Kërkojnë Kompensim nga Irani për të Gjithë të Vrarët & të Plagosurit në Konflikte të Armatosura Ndër Vite

Latest from EU/BE

0 0,00