Presidenti kryetar i enklavës spanjolle po bën thirrje për largimin dhe ndalimin e menjëhershëm të migrantëve.
Deri në 11,000 mbeten edne në zonë.
Presidenti kryetari i enklavës spanjolle në Afrikën e Veriut, Juan Jesús Vivas, po bën thirrje për krijimin e një qendre ghrumbulimi për të huajt në Ceuta, në mënyrë që mijëra azilkërkues dhe migrantë pa dokumente, të mund të transferohen dhe të mbahen atje.
Pozicioni i kreut të Ceutës, i cili i përket Partisë Popullore Konservatore, vjen pas hyrjes masive të migrantëve nga Maroku në fund të korrikut, kur mijëra njerëz kaluan në territorin spanjoll duke notuar ose duke përdorur varka të fryra.
“Duhet të krijohet një hapësirë që do të funksionojë si një qendër grumbullimi për të huajt, ku këta njerëz mund të qëndrojnë dhe të mbahen të mbyllur”, u tha Vivas gazetarëve, duke e përshkruar masën si urgjente.
Siç argumentoi ai, krijimi i një strukture të tillë do t’u lejonte migrantëve të mos qëndronin në rrugët e Ceutës dhe në të njëjtën kohë do të lehtësonte dhe përshpejtonte proçedurat e kthimit dhe deportimit, aty ku këto janë ligjërisht të mundura.
Deri në 80,000 kalime të parregullta
Autoritetet spanjolle rishikuan vlerësimin e tyre të hënën për numrin e njerëzve që kaluan ilegalisht nga Maroku në Ceuta, duke e rritur numrin në 80,000.
Qeveria spanjolle pretendon se rreth 70,000 migrantë dhe azilkërkues janë kthyer në Marok brenda dy ditësh.
Megjithatë, mijëra njerëz mbeten në enklavën spanjolle, përfshirë qindra të mitur të pashoqëruar, që nuk mund të deportohen menjëherë sipas ligjit spanjoll.
Mbërritja masive ka ushtruar presion të konsiderueshëm mbi infrastrukturën e zonës, me nevojën për ushqim, ujë, strehim dhe kanalizime që është rritur ndjeshëm.
Mosmarrëveshje për numrin e migrantëve
Juan Jesús Vivas vlerëson se 8,000 deri në 11,000 migrantë aktualisht mbeten në Ceuta, duke e përshkruar situatën si “të paqëndrueshme”.
Ai gjithashtu kundërshton shifrat e qeverisë spanjolle, të cilat e vendosin numrin e azilkërkuesve dhe migrantëve pa dokumente në zonë në rreth 2,500.
Trajtimi i situatës është shndërruar në një ngërç politik midis qeverisë qendrore spanjolle dhe autoriteteve rajonale, shumë prej të cilave drejtohen nga Partia Popullore konservatore dhe partia e ekstremit të djathtë Vox.
Të dyja partitë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj pritjes së të miturve të pashoqëruar, sipas sistemit aktual ligjor.
Banorët protestojnë kundër krizës së migracionit
Të dielën, rreth 5,000 banorë të Ceutës morën pjesë në një tubim proteste kundër mënyrës sesi po trajtohet kriza e migracionit.
Protestuesit pretenduan se situata në enklavën spanjolle ka ndikuar në jetën e përditshme dhe po ul ndjenjën e sigurisë së banorëve.
Nga ana e qeverisë qendrore, ministri përgjegjës për marrëdhëniet me rajonet, Ángel Víctor Torres, i siguroi banorët se forcat policore dhe ushtarake në zonë janë përforcuar.
Sipas tij, personeli i Gardës Civile është rritur me 40%, në një përpjekje për të forcuar sigurinë dhe për të adresuar nevojat në rritje që kanë lindur në Ceuta.
Source: Europost


