Europa ende po numëron plagët nga memorandumet e borxheve financiare të nënshkruara nga Angela “sensitive”!
Dhomat e ndenjes politike të Gjermanisë po dridhen dhe ish kancelarja Angela Merkel thotë se është e shokuar, me “zemrën që i rrjedh gjak” sepse Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi zgjedhjet e Saksonisë-Anhalt-it.
“Po përjetojmë një pikë kthese të vërtetë në histori”, vajton gruaja që mbajti frenat e Gjermanisë dhe Europës nga viti 2005 deri në vitin 2021, duke zbuluar papritur se bota nuk i konsumon statistikat e prosperitetit me lugë.
Sigurisht, vetë Merkel duket se harron saktësisht sesi u ndërtua ky përbindësh politik. Në të njëjtën kohë që zemra e saj dhemb për përqindjet zgjedhore të së djathtës ekstreme në oborrin e saj, ajo vetë është siguruar që të shndërrojë popuj të tërë në minj eksperimenti të mjerimit ku i zhytën.
Në Greqi, Spanjë, Portugali, Itali, linja e saj politike ka funksionuar si një gijotinë ekonomike: paga urie, pensione si bakshish, spitale pa bazë materiale, shitje të pronës publike dhe një brez të rinjsh të detyruar të emigrojnë për të mbijetuar.
Atëherë, sigurisht, zemra e saj nuk rrishte gjak kurrsesi; përkundrazi, rrihte fort, me kënaqësi sa herë që memorandumet u shtrëngonin fytin europianëve të jugut të kontinentit.
Sot, ish kancelarja ankohet se qytetarët nuk u besojnë më “të dhënave objektive” të zhvillimit dhe preferojnë të shfaqin tërbimin e zemërimit të tyre ndaj politikave të saj. Ajo e quan këtë situatë një “regres të qytetërimit”, sikur ajo vetë të mos ishte kryesisht përgjegjëse për shkatërrimin e shtetit të mirëqenies dhe instalimin e varfërisë së përhapur kudo në Europë, gjë që po ushqen ekstremin e djathtë (sipas tyre ektrem) në të gjithë Europën.
Kur politikat e saj po rrafshonin dinjitetin e miliona njerëzve në Jug të Europës, gjithçka po shkonte “sipas planit”. Tani që kaosi po troket në derën e Berlinit, qytetërimi është në rrezik.
Ndoshta zemra e saj po rrjedh gjak jo sepse demokracia është në rrezik, por sepse qytetarët gjermanë po fillojnë të paguajnë me të njëjtën monedhë, arrogancën e Brukselit dhe Berlinit.
Dhe vjen një ditë!
Source: Bild


