• Home
    • About
      • Contact
  • Politics
  • Economy
  • Culture
  • History
  • Society
  • Environment
  • Natural Phenomenon
  • Health
  • Sport
  • USA/SHBA
  • EU/BE
  • Albania (Shqipëri)
  • Greece (Greqi)
  • Technology
  • WAR
  • Interview
  • Donations
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • LinkedIn
  • YouTube
  • Email

Mobile Logo

Browse Tag

ligji i ri

EU/BE/Sociale

Moment Historik në BE: Eurodeputetët Brohorasin “Kthejini Mbrapsht” Ndërsa Miratohej Plani i Ri i Migracionit

by Mariela Stefanllari
18 Qershor, 202618 Qershor, 2026

Skena të papara në Parlamentin Europian pasqyrojnë ndryshimin e plotë të fokusit të Europës ndaj imigrantëve të paligjshëm. Në një skenar të paparë që pasqyron më qartë ndryshimin e plotë të fokusit të Bashkimit Europian ndaj imigracionit, Parlamenti Europian votoi sot në favor të strategjisë së re dhe të ashpërsuar

Read More
18 Qershor, 202618 Qershor, 2026
EU/BE/Sociale

Moment Historik në BE: Eurodeputetët Brohorasin “Kthejini Mbrapsht” Ndërsa Miratohej Plani i Ri i Migracionit

Skena të papara në Parlamentin Europian pasqyrojnë ndryshimin e plotë të fokusit të Europës ndaj imigrantëve të paligjshëm. Në një skenar të paparë që pasqyron më qartë ndryshimin e plotë të fokusit

Postimet e Fundit

  • Po Afrohet “Fundi” i Keir Starmer – Andy Burnham Zgjidhet Deputet i Partisë Laburiste
  • ALMANAK | 19 Qershor
  • Tre të Vdekur në Sulmin Amerikan Ndaj Një Motoskafi që Transportonte Drogë në Paqësor (video)
  • Kaos në Ngushticën e Hormuzit, Teksa Qindra Çisterna Kalojnë mes Saj – Imazhe ‘Live’

About Us

Follow

  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • LinkedIn
  • YouTube
  • Email

Autorët

Kategori

  • Albania (Shqipëri) (13)
  • Ekonomi (4 275)
  • EU/BE (73)
  • Greece (Greqi) (29)
  • History (6)
  • Kulturë (12)
  • Mjedis (28)
  • Natural Phenomenon (5)
  • Ne Dukje (4)
  • Politikë (4 620)
  • Shëndet (20)
  • Sociale (84)
  • Sport (4)
  • Teknologji (9)
  • Uncategorized (1)
  • USA/SHBA (108)
  • WAR (159)

MAST Channel

Free Speech! Info and Opinion Without Borders!
Be Well, Be Safe & Especially Be Prepared!

MAST Channel
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Një nga ato momentet që duhet të vlerësojmë këdo që guxon t'i përplasë të vërtetat në fytyrë arpagonit Rama.

#albania #parliament #edirama #agronshehaj #akuza #korrupsion #corruptionprotest
Nga Parlamenti i Kusarëve Socialistë & Vasalëve PD-istë, Agron Shehaj i Tregon BURGUN, Edi Ramës!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Për organizatorin nga jashtë, për trurin dhe financuesin kemi folur prej muajsh, pasi e kishim parashikuar që do të rrëzonte Ramën nga pushteti.
Tani po dalin organizatorët nga "goja" e popullit.

#lëvizjabashkë #flamingorevolution
#revolucioniflamingo #albania #protest #tiranë 

Source:
Sekuencat marrë nga @TopChannelAlbania #topstory #gridaduma 
https://youtu.be/2KJeeFachFc

___________________________________________________________________
Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Ja Kush Është Organizatori i Parë (shqiptar) i Protestës "Revolucioni i Flamingove"!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Nga Mali i Zi Rama Mashtron gazetarët që e pyesin për projektin e Zvërnecit.

Por po ju them sërish atë që kam 3 vite që e them.
Unë mendoj se investitori i vetëm në Zvërnes dhe Sazan është Edi Rama, të gjithë emrat e tjerë janë fasadë, ose mikro bashkë-investitorë.

Interesimi, angazhimi, përpjekjet e jashtëzakonshme që po bën, besoj se ju bindin edhe juve për këtë.

Nuk ka investitor që të groposë në Shqipëri 4 miliardë dollarë.
Dhe nëse do të kishte një të tillë, nuk do të investonte për rezort turistik, por do të investonte, për shembull, për Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë, një investim i sigurtë, afatgjatë dhe që shlyen kapitalin e investimit në kohë rekord, si dhe sjell fitime marramendëse në afatshkurtër dhe afatgjatë për investitorin.

Nga ana tjetër, nëse një kryeministri i shkonte në zyrë një investitor që ka 4 miliardë në portofol, nuk i thotë na bëj një rezort ku të shëllharen ca plazhistë milionerë, por do ta orientonte drejt një sektori jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Si kjo pra që sugjeroj unë, sigurimi i ujit të pijshëm në Tiranë, në vitin 2026.
Sepse nuk ka ende ujë të pijshëm krye-qendra e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve.

Ndaj investitori është Rama dhe drejtësia duhet të vihet në alarm dhe të ndalë marrëzinë.
Gjithashtu të largojë me ligj dhe në bashkëpunim dhe së bashku me popullin, kryeministrin nga zyra dhe qeverinë e vasalëve nga pushteti.

Pushtetin e ka sovrani sidomos në kapitalizëm, dhe më pas tregu i lirë.
Nuk mund ta lejojmë Ramën ta bëjë Shqipërinë feud të tij dhe të trashëgimtarëve të tij.

#edirama #albania #zvërnec #narta #laguna #mjedisi
#masterplan #lejë #aprovim #projekt #mashtrim #investim 
#turizem #shkatërrim 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Rama Mashtron Mediat Ndërkombëtare për Projektin në Zvërnec - Ja Cila Është e Vërteta!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Ja si po e pasqyrojnë media ndërkombëtare protestën e Tiranës për Zvërnecin. Duket se një dorë ka shpërndarë lajmin, teksa mbizëtoron një titull thuajse shabllon, por vlen të ndiqet me vëmendje DW News.

#albania #protestë #zvërnec #tiranë #edirama #dorëheqje #fundi 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Pasqyrimi i Lajmit të Protestës për Zvërnecin në Mediat Rëndësishme Ndërkombëtare - Kudo Një Titull!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Para se të dëgjojmë disa momente të fjalës së përdredhur të Ramës për Zvërnecin, të bëjmë me dije që në fillim thelbin e histories Sazan - Zvërnec, për të dëgjuar të kthellët më pas, gjithçka që u tha sot  dhe që do të thuhet në ditët në vazhdim.

Investitori real në Sazan dhe Zvërnec është Edi Rama mes kompanisë Kastrati dhe atyre kompanive që vendosin gardhe, dhe atje mesa duket Rama ka projektuar të ketë parajsën mbi tokë, atje do të ketë ishullin e tij, si Onassis dikur, në ishullin Skorpios.

Rama po u shet shqiptarëve, koçanë misri, për dru dushku.

Xhared Kushner nuk është investitori Strategjik në Sazan dhe në Zvërnec. Ai dhe disa arabë partnerë të tij, por më shumë partnerë të Ramës, shesin vetëm emrin e kompanisë. Kaq dhe asgjë më shumë.

Kujdes!
Në fillim po flisnin për investime 1.4 miliardë dollarë, tani po flasin për investime të vlerës 4 miliardë dollarë, dhe një investim i tillë nuk nis nga pasioni, siç deklaron Kushner, por këto investime nisin nga studime polisferike dhe plane biznesi të detajuara nga ekspertë me emër në botë, me qëllime përfitimi.
Fjala "pasion" e përdorur nga Kushner, mjafton për të kuptuar se Kushner nuk është investitori. Kurrsesi!

Investitori i vërtetë në opinionin tim është vetë Rama, për 1001 arsye.

Kaq shumë pasuri ka vënë ky piktor baskét, me logodiere batërdi, i gjatë për llahtari dhe arpagon me pushtet dhe fuqi. Shumë para paska bërë!

Ndërkohë që pronën e shtetit, të kombit, të popullit e jep, e shet dhe e privatizon, si ta kishte të trashëguar nga prindërit. Dhe pronën privatit ja gllabëron me drejtorët e hipotekës që i ndryshon çdo muaj në Qarkun e Vlorës.

Jo vetëm kaq, por investimet e tij i ushqen dhe i majm edhe me fonde të shtetit, fonde që lidhen me infrastrukturën në zonë.

Çfarë po i bën Shqipërisë djali politik arnaut i Sorosit dhe "gjiganti" i socialistëve, nuk ja ka bërë asnjë pushtues.

Që të vëmë logjikën dhe të kuptojmë se e gjithë historia me Kushner dhe "krushq" amerikanë janë mufka, flluska, gjepura, janë nga ato sapunkat e hoteleve të qëmotshme, që Paulin Rama ua shet për djathë në dyllë, muhamedanëve dhe kristianëve të Shqipërisë.

Investimi në Sazan dhe Zvërnec është ide e vetë Ramës mes Kastratit, por Kushneri, harrojeni që të jetë i destinuar të shkojë dhe të investojë në Shqipëri, apo të ndërmjetësojë tek një tjetër investitor për një investim 4 miliardë. Kurrë!

Kushnerit i kanë ofruar një shumë të majme që të shfaqet, të bëhet emri i Partnerit Strategjik, një marrëveshje e bërë mes atij bëmaxhiut tjetër, që Trump e la roje të vë-cë-së në fushën e golfit, Grenelli, shoku i të majtëve dhe të djathtëve në Shqipëri. Dhe kaq!

Gjërat janë fare të thjeshta, mos i komplikoni.

Ka bërë kërkesë Kushner për t'u pranuar si Partner Strategjik? Jo!
Ka dorëzuar Kushner ndonjë plan biznesi për investimin? Jo!
Ka kalkuluar Kushner dhe qeveria shqiptare impaktin socio-ekonomik të investimit? Jo!
Është përcaktuar kush merr përsipër investimin e infrastrukturës energjitike dhe hidrike? Jo!
Ka afate kohore të parashikuara për kompletimin e punimeve? Jo!

Nuk ka asgjë. Ka ca llafe goje të Ramës.

Mund të ketë investitor që të groposë 4 miliardë dollarë në Zvërnec dhe në Sazan?

Si do të investojë një investitor gjigant, në një shtet pa shtet, në shtetin më të korruptuar të Europës, në Kolumbinë e Europës, në kartelin e kontinentit?

Rama pse nuk i sugjeron investitorit që të investojë për ujin e pijshëm në Tiranë dhe e ka investim që ja merr shpejt fitimin dhe të sigurtë, por edhe në agatgjatë. Një investim që impakton 1 milionë shqiptarë të metropolit.

Ja pra që investitori real është Rama, dora vetë.

12 vite kryetar Bashkie. Vetëm rrogën mori Rama?
13 vite kryeministër. Vetëm rrogën mori Rama?

Sa miliarda dollarë mund të ketë Rama vallë, si kryeministri i vendit më të korruptuar të Europës?
Sepse në vendin më të korruptuar nuk mund të jenë korruptuar vetëm shqiptarët dhe të ketë mbetur i pastër dhe i papërlyer kryeministri.

Krejt e kundërta, ku ka shumë të korruptuar, i krye-korruptuari është kryeministri dora vetë.

Dhe këtë e dinë mire grekët, shumë mirë, ndaj dhe është tensionuar së tepërmi me reagimet e Greqisë dhe mediave greke lidhur me episodet në Zvërnec.
Këtë e dinë edhe turqit gjithashtu.

Dhe mesa duket Rama e ka pisk me Turqinë dhe me Greqinë njëkohësisht dhe mund të rezultojë e vështirë që të investojë miliardat e tij në Zvërnec, për të bërë parajsën për të dhe trashëgimtarët e tij.

Investimi në Zvërnec është i Ramës dhe kush ka dyshime, le të mendohet dy herë.

#edirama #project #sazan #zvërnec #prona #rrëmbim #vjedhje #protestë 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Kush Është Investitori i Vërtetë në Zvërnec & Sazan?
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Sulm masiv rus mbi Kiev.

#kiev #ukraine #russia #strike #oreshnik

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Ferri Rus mbi Kiev _ 24 Maj 2026
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Sot, nga parlamenti grek, ish kryeministri i Greqisë Andonis Samaras në fjalën e tij në seancë plenare, një fjalë tejet kritike për kryeministrin aktual Micotakis, nuk la pa përmendur edhe Edi Ramën.

Samaras akuzoi qeverinë greke për një politikë të papranueshme dhe ndoshta të përulur përballë sulltanit të Ankarasë, Rexhep Tajip Erdogan, ndaj Edi Ramës, apo edhe përballë nacionalistit të Shkupit.

Nuk është hera e parë që Andonis Samaras përmend Edi Ramën në dalje të tij publike, me vlerësime nga më negativet e mundshme, duke e quajtur narkoman të korruptuar, zograf të dështuar, apo hajdut të pronave të minoritarëve dhe të shqiptarëve, kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit dhe të tjera epitete që tregojnë dhe përshkruajnë se çfarë vlerësimesh mbart Samaras, për kryeministrin e shqiptarëve.

Nuk nguroi sot në fjalën e tij, që Ramën ta vendosë përbri Erdoganit, ta peshojë kështu në një kandar politik, duke i cilësuar indirekt të dy, si dy sulltanë, kryeministra të dy regjimeve.

Në të njëjtën frekuencë mendimi dhe qëndrimesh publike, për Edi Ramën, ka qenë edhe ish kryeministri tjetër i Greqisë, Kostas Karamanlis, që së bashku me Andonis Samaras kanë sugjeruar ndërprerjen e çdo marrëdhënieje dhe partneriteti me regjimin  e Ramës dhe me shtetin mafioz dhe kartel në Shqipëri.

Padyshim, që këto informacione nuk i jep media shqiptare, por edhe ajo greke sistemike, përpiqet t'i kamuflojë.

Sot nga parlamenti, Samaras ka akuzuar kryeministrin grek për sjellje të dobëta, të përulura, të pajustifikuara përballë politikanësh të korruptuar, që me ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare nuk kanë asnjë lidhje.

Ndërsa populli grek e di mirë që afërsinë mes Ramës dhe Micotakis e kanë bërë të mundur demokratët leftistë globalistë të Amerikës dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur e Soros.

Në Greqi pritet të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme, pasi qeverinë greke e mbulojnë gjithashtu një sërë skandalesh dhe mundësia që Micotakis të fitojë sërish, është thuajse pranë zeros.

Ardhja në pushtet e një qeverie tjetër dhe e disa politikanëve me shtyllë kurrizore, me një histori politike ndër breza dhe pa njolla abuzimesh përgjatë jetës së tyre politike, do të mbyllë dyert e Athinës për Tiranën zyrtare, por sigurisht jo për shqiptarët.

#antonissamaras #edirama #politikë #parlament #greece 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Ish Kryeministri Antonis Samaras nga Parlamenti Grek, Shigjeta për Ramën!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Ajo që po shohim në Britani është thjesht një tërmet politik.
Dhe duhet t'ju them se kjo ka implikime masive me atë që po ndodh në Amerikë.

Të enjten e kaluar, më 7 maj 2026, Mbretëria e Bashkuar mbajti zgjedhjet lokale, zgjedhje këto tejet të rëndësishme. Dhe ajo që ndodhi pasi dolën rezultatet, përfaqëson një nga rëniet më të habitshme politike në historinë moderne britanike.

Po flasim për llojin e refuzimit të politikave progresive që dërgon valë tronditëse në të gjithë botën perëndimore. Ja ku është përfundimi, Partia Laburiste, e cila është në thelb versioni britanik i Demokratëve majtistë amerikanë, u shkatërrua, u asgjësua plotësisht.
Po flas për një humbje aq katastrofike, saqë edhe anëtarët e saj po kërkojnë që kryeministri i tyre të japë dorëheqjen. Dhe partia që po zë vendin e tyre, ajo fituese, është një parti populiste, anti-imigracion dhe anti-establishment e quajtur Riform Ju-Kej, e udhëhequr nga Naxhël Farazh.

Partia Laburiste humbi mbi 1 mijë vende në këshilla, humbën kontrollin e 28 këshillave në të gjithë Anglinë. Dhe i humbi në zona që kanë votuar për partinë laburiste për dekada.
Disa nga këto zona nuk kanë zgjedhur askënd tjetër përveç partisë laburiste që nga vitet 1920.

Njëqind vite dominim u bënë pluhur brenda një natetë vetme. Në Uells, Partia Laburiste nuk humbi disa, humbi pushtetin plotësisht.

Për herë të parë që nga fillimi i decentralizimit në vitin 1999 dhe deri më dje, Partia Laburiste nuk e drejton më Uellsin. Nga 96 vende në Parlamentin Uellsit, tani kanë vetëm nëntë vende.
Dhe kjo nuk është humbje, kjo është zhdukje.
Ky është një refuzim kaq e fortë, saqë edhe ministrja e tyre e parë humbi vendin e saj dhe iu desh të jepte dorëheqjen të nesërmen.

#greatbritain #election2026 #reformuk #victory #nigelfarage #kierstarmer #losers #labourparty #localelections 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Britanikët Folën - Triumfi i së Djathtës Populiste & Disfata e Turpshme & e Merituar e Majtistëve
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Forcat Ajrore të Shqipërisë festuan 75-vjetorin e tyre me fluturime të avionëve luftarakë grekë dhe italianë.
Fluturimet zgjatën afro 8 minuta dhe disa nga të pranishmit filmonin avionët grekë F-16.
Lexuam një postim veçanërisht interesant në Instagram, të cilin e citojmë të plotë:
"Në eventin që u zhvillua sot për të festuar 75-vjetorin e themelimit të Forcave Ajrore Shqiptare 3 avionë grekë F-16 kryen një fluturim nderi.
Në event, Ambasada e Greqisë u përfaqësua nga Atasheu i Mbrojtjes.
Si aleatë të NATO-s Greqia dhe Italia sigurojnë mbrojtjen dhe policimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë"
Duke kërkuar më shumë informacion në faqet e internetit, gjetëm se të enjten, më 30 prill 2026, Forcat Ajrore Shqiptare festuan 75 vjet nga themelimi i tyre, i cili daton më 24 prill 1951, kur piloti Peço Polena bëri fluturimin e parë në hapësirën ajrore shqiptare, me një avion JAK-SP. Po atë ditë, Skuadroni i parë i Avionëve Luftarakë u krijua në Aeroportin e Laprakës nën komandën e Babacë Faikut. Në atë kohë, Forcat Ajrore Shqiptare kishin 12 avionë.
Kërkuam më shumë informacion mbi festimin e 75-vjetorit të themelimit të Forcave Ajrore Shqiptare. Gjetëm disa, dhe pak a shumë të faqet shkruajnë të njëjtat gjëra. Ngjarja u zhvillua në bazën ajrore në Kuçovë. Në Tiranë ka një bazë tjetër ajrore shqiptare. Në ceremoninë madhështore, Presidenti shqiptar Brajram Begaj theksoi se Forcat Ajrore Shqiptare po hyjnë në një fazë të re transformimi. Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, njoftoi rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë pas 20 vitesh, me qëllim trajnimin e pilotëve ushtarakë dhe civilë dhe kontrollorëve të trafikut ajror.
Ai theksoi gjithashtu se modernizimi i Forcave Ajrore Shqiptare, me mbështetjen e aleatëve, veçanërisht SHBA-së, do ta zgjerojë rolin e vendit për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar. Kujtojmë që aktualisht sovranitetin e Shqipërisë e ka ndërmarrë Greqia dhe Italia, si kontribut të tyre, në sigurinë kolektive brenda NATO-s. Presidenti iu referua gjithashtu investimeve në flotën e helikopterëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore tokësore, mjeteve ajrore pa pilot dhe mbikëqyrjes ajrore të integruar.
Vlen të ngrehim një pyetje: Sa avionë ka aktualisht Shqipëria?

#aviacion #albania #greek #italian #f16 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Aviacioni Shqiptar me ZERO Avionë - Sovranitetin e Hapësirës Ajrore ia Mbrojnë Greqia & Italia!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Kandidatja për Bashkinë e Tiranës, ku tironsit janë të ndarë në disa shoqata dhe të cilët i drejton, si dhe qëmoti, blloku, pjellt e bllokut, nipërit dhe mbesat.
Kandidatja pisi-ste Ogerta Manastrili, është femra me 5 dosje penale në SPAK për 500 milionë Euro dhe që nuk i bën syri tër.
Kryeministri Edi Rama, kur e shpalli kandidate pisi-sten e paska vlerësuar “Shkëlqyer për përvojën”, në çdo detyre gjatë 13 viteve pushtet të Rilindjes, kësaj organizate malinjë brenda Partisë Socialiste, që nuk ekziston më.
Por dokumenta dhe pamflete dëshmojnë se të vetmen “përvojë” që na paska Ogerta, është korrupsioni në çdo detyrë, duke qenë e vetmja drejtore dhe ministre, nën hetim me 5 dosje penale për tenderë dhe koncesione.
Për Ogerta Manastirliun, janë hapur 2 hetime penale në Prokurorinë e Tiranës, për korrupsion me tenderët dhe falsifikim dokumentash, si dhe vjedhje të sasive të ilaçeve, gjatë viteve 2013, 2017 kur ishte Drejtore e Që-së-Utë-së, zbuluar nga auditetet e Kë-Lë-Shë-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas dosjeve, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet tenderave fiktivë, pa garë, me fonde limit më të larta se kostot reale e shtim kontratash, ka bërë korrupsion 110 milionë Euro në blerje ilaçesh, pajisjesh mjekësore, rikonstruksion spitalesh dhe qendrash shëndetësore, ushqim e mobilim të tyre. 
Ta theksojmë edhe njëherë shumën, 110 milionë euro, që të kthjellohen ata që mund të rendin ta votojnë këtë kandidaten.
Manastirliu është proceduar penalisht për lejimin, organizimin, firmosjen dhe vjedhjen në bashkëpunim me vartësit e saj, të 60 milionë Euro ilaçe e materiale mjekësore në magazinën e QëSë-Utë-së, duke i deklaruar të skaduara e sikur gjoja kishte furnizuar pavionet dhe farmacinë qëndrore.
Vjedhje me një të rënë të lapsit, të theksojmë edhe njëherë tjetër shumën, 60 milionë euro, që të kthjellohen ata që kanë afeksione me pisistët.
Prej 4 vitesh, në sirtarin e SPAK vazhdon të qëndrojë pezull hetimi për Ogerta Manastirliun, lidhur me kallëzimin penal, për tenderat sekretë të ilaçeve, pajisjeve, oksigjenit dhe materialeve mjekësore për periudhën e pandemisë “Kovid 19”, kur ajo ishte Ministre e Shëndetësisë.
Kohë e artë për tarapanë, këhë për hajdutë ajo e pandemisë. Periudhë që 
Sipas dosjes penale, Ogerta Manastirliu, ka abuzuar me 50 milionë Euro tenderë sekretë, dhënë 4 firmave klienteliste me negociim pa garë; 35 milionë Euro prej të cilave, u vodhën duke sajuar bashkë me Ramën, fonde limit me vlera të larta dhe duke falsifikuar zbatimin e kontratave.
50 milionë të tjera të kollofitura me të gjatin. Dëgjoni shifra dhe shastisuni, ndërkohë që Ogerta çelefitet dhe majmet.
Sipas raporteve në dosjet hetimore, rezulton se, gjatë periudhës prill 2017, gusht 2023 si Ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kryer edhe 185 milionë Euro korrupsion me tenderat.
Sa vjen dhe rriten numrat si pa të keq, 185 milionë euro, ose 1 miliardë e 850 milionë lekë të vjetër. I themi në lekë që të përmendeni juve të parmendës, juve që e tërhiqni dua të them, dhe që u bie krëngësia për 300 mijë lekë në muaj.
Në SPAK është dhe dosja penale, për aferën e datës 15 janar 2020, kur me ndryshim kontrate e preventiv fals, Ogerta i shtoi 44 milionë Euro koncesionit të  Sterilizmit të Pajisjeve Kirugjikale.
Nuk kanë të sosur dosjet por janë në koma dhe mos na vdesin ndonjë ditë dhe i mbeten eurot Ogertës dhe palloshit!
Një tjetër dosje penale, është për falsifikimin e realizimit të kontratave të Dializës, Laboratorëve të Çek-ap, duke u dhënë në total 21 milionë Euro me faturime fals për shërbime të pakryera.
Ikën edhe 21 milionë euro të tjera sikur janë shportë me qershi, u hëngrën edhe këto nga lubitë e Pë-Së-Së së rilindur.
Tre afera të tjera korruptive të Ogerta Manastirliut, janë ato gjatë dy viteve Ministre Arsimi, ku ka firmosur 30 milionë Euro vjedhje për ekipet sportive shkollore dhe tenderat e rikonstruksionit të shkollave, ngrohjes e librave  mësimore.
...
Por jo vetëm, Ogerta qënka pa fjalë dhe me firmë në dorë. Kështu i do ustai i vjedhjes kolegët në qeverisje, të heshtur, të bindur, edhe pak të mefshtë, si për të amortizuar tensionet e panevojshme.
Por në Bashkinë e Tiranës, Ogerta ka “përvojë” korrupsioni e vjedhjesh gjatë viteve 2004-2011, kur ka punuar dikur, nën drejtimin e Edi Ramës, atëherë kur ishte Drejtoreshë e Strehimit, Drejtoreshë e Shërbimeve Sociale dhe Drejtoreshë e Projekteve.
Vlen të vlerësojmë se Ogertën e paska vërtet të besës dhe të bindur Bimbashi hajdut dhe Ogerta e meriton të kandidohet kudo dhe kurdoherë.

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.
Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Ogerta me shifra astronomike abuzimi/korrupsioni që iu privuan shqiptarëve dhe shëndetit të tyre!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Lëvizjet e autorit për të kqyrur terrenin, korridorin dhe sallën brenda hotelit në Uashington ku do të zhvillohej aktiviteti, për të kryer vrasjen e Presidentit të SHBA-ve dhe anëtarëve të kabinetit.

#usa #assasination #killer #hotel #donaldtrump 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Kamerat e Sigurisë së Hotelit -Lëvizjet e Atentatorit më 24 & 25 Prill -Kqyrja e Korridorit & Sallës
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikuan dikur lulëzimin e heroinës afgane, të cilën e destinuan për Iranin dhe Rusinë?
Dhe çfarë po bën Kina vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara në çështjen e drogës?
Pas pushtimit amerikan në vitin 2001, prodhimi i opiumit në Afganistan arriti nivele rekord, duke mbuluar më shumë se 80 apo 90 përqind të furnizimit botëror.
Ajo që synonte dhe dëshironte Amerika në atë kohë, sipas një agjenti të CIA, ishte çuarja e heroines në Iran dhe Rusi, shtete që përballeshin me probleme të mëdha sociale, por edhe politike siç të gjithë e dimë.
Shumë analistë argumentojnë se Shtetet e Bashkuara lejuan kultivimin e heroines për të siguruar mbështetjen e udhëheqësve vendas të luftës që po bënin talebanët.
Rrjedha e drogës në Rusi dhe Iran krijoi probleme të mëdha sociale dhe kriza të shëndetit publik në këto vende.
Një ish oficer i Cia-s dhe një operativ i njohur, ka folur për strategjitë cinike të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
Logjika e "varësisë destabilizuese" përdoret shpesh si argument për mënyrën sesi superfuqitë i dobësojnë kundërshtarët e tyre nga brenda.
Edhe pse linja zyrtare e Shteteve të Bashkuara ishte "Lufta kundër Drogës", rezultatet në terren tregonin të kundërtën.
Sot, Shtetet e Bashkuara po përjetojnë krizën e tyre, e cila konsiderohet më e keqja në histori.
Kriza e fentanilit në Amerikë konsiderohet si një nga krizat më të këqija të shëndetit publik në historinë e vendit, me shkallë vdekshmërie që mbeten në nivele historikisht të larta, pavarësisht shenjave të fundit të deeskalimit, me masat e forta që po merr presidenti Trump në ndalimin e narkotikëve.
Fentanili është 50 herë më i fuqishëm se heroina.
Ndryshe nga heroina, e cila është bimore, fentanili është sintetik dhe importohet kryesisht përtej kufirit jugor, me lëndë të para që shpesh vijnë nga Kina.
Është shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri 45 vjeç. Më shumë se 70 deri 80 mijë njerëz vdesin çdo vit nga mbidozat e opio-idëve vitet e fundit, ku shumica përfshijnë substanca sintetike.
Të dhënat e ndërmjetme treguan një rënie të ndjeshme të vdekjeve nga mbidoza në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, duke iu afruar niveleve para pandemisë, por duke mbetur ende jashtëzakonisht e lartë.
Kriza nxitet nga prodhimi i paligjshëm, kryesisht me kimikate nga Kina dhe prodhim në Meksikë, dhe kështu shtohet kontrabanda, me fentanilin që përzihet me droga të tjera, shpesh pa dijeninë e përdoruesve.
Shumë vëzhgues shohin një "ironi tragjike" që vendi i akuzuar për përmbytjen e rajoneve të tjera me opioidë, Shtetet e Bashkuara pra, tani po vuajnë efektet e një drogë sintetike edhe më vdekjeprurëse, që futet në Amerikë nga Kina, mes vendeve të Amerikës së Jugut.
Kalimi nga heroina organike në fentanil sintetik ka ndryshuar peizazhin e drogës, duke e bërë trafikimin më të lehtë dhe mbidozën shumë më vdekjeprurëse.
Pavarësisht rënies së vdekjeve kohët e fundit, gjendja mbetet një "epidemi" që prek komunitetet amerikane në të gjitha shtetet dhe me të cilën presidenti dhe administrate e tij po bëjnë dhe do të bëjnë një nga luftërat më të vështira.

#drugs  #usa  #mexico  #china #cartel 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Droga më e Rrezikshme - Nga Kina Shkon në Meksikë, më Pas nga Kartelet Latine Kontrabandohet në USA!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Rama nga Forumi ekonomik i Delfit u bë objekt bisede dhe humori, por edhe përbuzjeje nga media greke, nga portalet e Greqisë dhe nga shumë gazetarë grekë dhe të huaj, që e trajtojnë si një njeri jo serioz, të paqëndrueshëm, me spazma nervozizmi, aspak politikan dhe tejet mashtrues, si dhe një politikan të pabesueshëm në ato që thotë.

Gazetari grek i thotë në panel se kemi disa çështje bilaterale dhe Rama e ndërpret duke i shprehur habi dhe filloi ta bindte se nuk ka çështje bilaterale midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Domethënë me Greqinë, Shqipëria nuk ka asnjë çështje dhe asnjë problem. Të na i kishte thënë më parë dhe tua kishte thënë të gjithëve më parë, sepse të tjera thotë në Tiranë dhe të tjera kur është në Athinë, Bruksel dhe gjetiu.

Më pas Rama me gjeste të pakontrolluara, me anglishte të çalë i thotë se e keqkuptuan para disa kohësh, kur tha se nuk grekët nuk janë pasardhës të Platonit, duke u justifikuar tek gazetari grek, se thjesht po bënte humor dhe nuk e kishte seriozisht, por po ngacmonte gazetarin që i drejtonte pyetje.

Dhe i la pa gojë të gjithë ata që e dëgjonin dhe një pjesë e të huajve që qeshnin.

Ky është kryeministri palaço i shqiptarëve, që më pas i tha gazetarit se e ka problem që grekët i marrin kaq seriozisht gjërat.

Ndërhyrja e gazetarit ishte asfiksuese, teksa iu përgjigj se, ne mendojmë që duhet të respektojmë historinë e njëri-tjetrit, duke kaluar mesazhin që në çështje të tilla nuk mund të bëjmë humor, apo të mos marrim seriozisht ato që themi, apo të themi përçartje për të ngacmuar atë që na interviston.

Rama nuk e di mesa duket se një fjalë që del nga goja e tij, mund të shkatërrojë marrëdhënie të ndërtuara në dekada mes dy vendesh.

Ky është kreu i shqiptarëve që shqetësohet dhe këmbëngul për të mos e marrë seriozisht. Më gjeni një kryeministër të dytë dordolec që flet dhe shprehet në këtë mënyrë. 

Më pas u diskutua çështja e detit, për të cilën Rama tha se kur ishte në opozitë e kundërshtoi, sepse kishte dalë dikush me një raport shumëfaqësh kundërshtish, që ja kish dorëzuar. Ai nuk mund ta injoronte dhe ja kaloi marrëveshjen e firmosur nga Karamanlis dhe Berisha, Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Tani, prej vitit 2020 është në diskutime me Greqinë dhe Ministrin e Jashtëm Gerapetritis dhe nuk ka asnjë problem, asnjë kundërshti dhe bie dakord që çështja të shkojë në Gjykatë Ndërkombëtare.

Është e padiskutuar që në Gjykatë Ndërkombëtare çështjen e fiton me të gjitha favoret pala greke, për 1001 arsye.

Por teksa nuk kishte asnjë problem me marrëveshjen e detit, pse e kundërshtoi atëherë dhe pse nuk e kundërshton edhe tani? Teksa tani, grekët janë edhe më të kënaqur me marrëveshjen e re me Ramën, krahasuar me atëqë kishin bërë me Berishën.

Ky është kryeministri i Shqipërisë, delenxhiu i forumeve ndërkombëtare, që me gojën plot batuta bajate dhe barsaleta katundi, përpiqet të tërheqë vëmendjen, por në fakt merr për posullë përcjelljeje, tallje dhe sarkazma, teksa të gjithë përshpërisin për të, me cilësimet si:
"i gjati i Sorosit",
sulltani i vogël buzë Adriatikut,
apo edhe "i përuluri i Melonit".

Rama nuk nguroi të lëpinte Greqinë nga koka në këmbë duke i thënë gazetarit se është i dashuruar me Greqinë.

Shkoi në takim zyrtar me Micotakis si klloun dhe i tha, më fal, por është gabim i protokollit tim, që nuk më njoftoi që ti do të jesh zyrtarisht i veshur.
Ndërkohë që nuk ndodh që ndonjë kryeministër të mos jetë i veshur me kostum në zyrë, sepse ja imponon protokoll strikt i postit si kryeministër.

Rezumeja e vizitës së Ramës në Athinë dhe në Forumin ekonomik të Delfit ishte që Rama ç'tha ato që kish thënë për grekët dhe Platonin.

Dëshmoi që nuk ka asnjë problem bilateral mes dy vendeve.

Deklaroi me këmbëngulje që nuk ka asnjë problem me marrëveshjen e detit dhe se është dakord me formulimin.

Si dhe i bindi grekët dhe ndërkombëtarët se nuk duhet ta marrin seriozisht në ato që thotë dhe në ato që bën.

Shkoi në Athinë si palaço dhe e përcollën për në Tiranë si dordolec.

#albania #delphi #economicforum #primeminister #scancal #greece 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Dordoleci Kryeministër Pasi Skandalizoi Grekët me Veshjen, me Ato që Tha, La pa Gojë Shqiptarët!
Subscribe

  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • LinkedIn
  • YouTube
  • Email

Designed by N.D. — Copyright Mast-info.com

  • Home
  • Politics
  • Economy
  • Culture
  • History
  • Society
  • Environment
  • Natural Phenomenon
  • Health
  • Sport
  • USA/SHBA
  • EU/BE
  • Albania (Shqipëri)
  • Greece (Greqi)
  • Technology
  • WAR
  • Interview
  • Donations
  • Home
    • About
      • Contact
  • Politics
  • Economy
  • Culture
  • History
  • Society
  • Environment
  • Natural Phenomenon
  • Health
  • Sport
  • USA/SHBA
  • EU/BE
  • Albania (Shqipëri)
  • Greece (Greqi)
  • Technology
  • WAR
  • Interview
  • Donations
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • LinkedIn
  • YouTube
  • Email
Go toTop
0 0,00 €