Peshkatarët panë një UAV “fantazmë” në një shpellë në Lefkada me motorin ndezur.
Skenarët për një mision ushtarak, apo një operacion sekret dhe origjina e panjohur e UAV-it ngrenë pikëpyetje të mëdha dhe shqetësim akoma edhe më të madh.
Një incident shumë i çuditshëm dhe misterioz ky në Lefkada, kur peshkatarët nga fshati Vasiliki panë një anije detare pa pilot pranë Kepit Dukato, i njohur edhe si Kepi Kyra.
Anija u gjet brenda një shpelle, ndërsa sipas dëshmive motori i saj ishte ende ndezur, duke shkaktuar shqetësim të madh dhe mobilizim të Autoriteteve.
Anija e shpejtë UAV, e zezë, mbante pajisje speciale të teknologjisë së lartë, si janë sensorë, antena dhe sisteme komunikimi, elementë që i referohen misioneve të mbikëqyrjes, mbledhjes së informacionit apo edhe përdorimit ushtarak.
Mbetet e panjohura sesi përfundoi në zonë dhe nëse vinte nga ujërat ndërkombëtare, ndoshta duke marrë pjesë në një stërvitje apo operacion që u zhvillua jashtë ujërave territoriale greke.
Peshkatarët arritën ta lidhnin dhe ta tërhiqnin në portin e Vasiliki, ku më pas u mor në kontroll nga Roja Bregdetare.
Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një USV (Unmanned Surface Vehicle), një anije sipërfaqësore pa pilot, një teknologji e përdorur kryesisht për misione ushtarake, mbikëqyrje, njohje objektivash dhe kërkime shkencore të specializuara.
Autoritetet lokale e kanë regjistruar tashmë incidentin dhe anija është nën mbikëqyrje të ngushtë, ndërsa ministria kompetente pritet të bëjë njoftime zyrtare në lidhje me origjinën, misionin dhe arsyen e pranisë së këtij droni në ujërat greke.
Greqinë në këto momente e shqetëson kryesisht origjina e anijes pa pilot dhe më pas misioni dhe funksioni i saj në Jon.
Sources:
The Sportlight Greece


