Prezantohet Partia e Re e së Djathtës “Ekstreme” në Greqi, “Aleanca e Grekëve”!

/

E djathta ekstreme, pas asgjësimit politik të Agimit të Artë (Xrysi Aygi), rikthehet fuqishëm në Greqi, me epërsi elektorale dhe formulë të qartë zgjedhore.

Ilias Kasidiaris një prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agimit të Artë, i dënuar për themelim të një organizate terrotiste, siç e cilësuan Gjykatat Greke ish partinë Agimi i Artë (por të pabazuara me fakte sipas tyre), si dhe për vrasjen e një aktivisti të majtë (vrasje që ishte kryer prej tjetërkujt në një ambjent ku Kasidhiaris nuk ndodhej dhe nuk kishte lidhje me organizimin), u lirua nga burgu, është tashmë një qytetar i lirë sërish, duke kryer të gjitha ditët e dënimin, apo e thënë ndryshe duke kryer dënimin e plotë, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Agimi i Artë, pasi funksioni për vite me radhë si organizatë dhe më pas si parti politike, u lejua që 3 herë të merrte pjesë në zgjedhjet kombëtare parlamentare në Greqi. Në atë kohë askush nuk fliste për organizatë terroriste, përkundrazi Gjykata e Lartë që shqyrton dhe analizon mundësinë e pjesëmmarjes në zgjedhje të partive politike, e lejoi Agimin e Artë të merrte pjesë në zgjedhje si parti të ligjshme. Por tendencat në rritje të nurmit të votave dhe ndikimi i madh tek votuesit grekë, por edhe e shkruara problematike e disa prej drejtuesve, e futën këtë parti në qendrë të ciklonit politik dhe akuzat, vendimet, dënimet dhe ndëshkimet e nxorrën nga terreni politik, e shkrinë si parti politike, e shpallën të paligjshme dhe krerët e saj u burgosën.

Emri më i dëgjuar, parlamentari më aktiv Ilias Kasidhiaris, përfaqësues i grupit parlamentar, edhe pse u burgosur edhe pse i larguar nga Agimi i Artë, nuk e ndali asnjë minutë aktivitetin politik edhe nga burgu. Duket se një përqindje konstante e votuesve grekë janë suportues të tij dhe këtë e treguan zgjedhjet parlamentare greke të vitit 2023.

Ilias Kasidiaris themeloi nga burgu një parti të re, me emërtimin “Ellines”, të cilën Gjykata e Lartë, në vitin 2023 nuk e lejoi të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare, por çuditërisht e lejoi të ishte pjesë e zgjedhjeve lokale (kjo për të kuptuar absurdin e situatës në politikën dhe drejtësinë greke). Pasi partisë së tij iu ndalua pjesëmarrja në votime, Ilias Kasidhiaris nga burgu deklaroi publikisht se do të mbështeste partinë “Spartiates” që merrte pjesë në zgjedhje, një parti që nuk e njihte askush, por që vetëm nga mbështetja e Ilias Kasidhiaris, mori një përqindje të konsiderueshem dhe futi 12 deputetë në Parlamentin Grek, duke lënë prapa parti si Mera25 e Gianis Varoufakis, apo edhe parti të tjera me jetë dhe aktivitet politik, që nuk mundën të kalonin pragun, apo që morën më pak deputetë se kjo parti e panjohur.

Zgjedhjet e vitit 2023 ishin vula relevike që bindi të gjithë se Ilias Kasidhiaris është një figurë politike e patjetërsueshme, që ka një masë kompakte, të qëndrueshme dhe të përherëshme njerëzish, që e pasojnë dhe i besojnë, si dhe mbështesin tezat e tij patriotike, sociale, ekonomike, duke i mëshuar tezës se Greqisë i duhet një dorë e fortë qeverisëse.

Sot Ilias Kasidhiaris prezantoi partinë e re patriotike / nacionaliste të spektrit të djathtë në Greqi, mes kanalit të tij në You Tube.

Ajo që ndodhi ishte se qindra mijëra ishin në rrjet për të parë dhe dëgjuar deklaratën e Kasidhiaris për krijimin e partisë së re, ndërkohë që Web Site i partisë “ra” për një moment nga numri shumë i madh i vizitorëve, i atyre që po lundronin në internet në faqen e partisë www.symmaxia.net për të lexuar idetë, programin, apo për të parë mesazhin qëndror. Një tjetër reagim ky, që ka shtuar alarmin në shumë parti në Greqi, prej të cilave do të largohen votues që do i drejtohen të djathtës “ekstreme”.

Vlen të përmendim që Ilias Kasidhiaris është mbështetur edhe nga Elon Musk, i cili ka akuzuar qevernë greke dhe drejtësinë greke, se burgosja e Kasidhiaris është një përndjekje politike dhe një luftë e padrejtë për të ndalur fjalën e lirë. Mbështetjen ndaj Kasidhiaris, Elon Musk e ka bërë publike nga X dhe jo vetëm.

Si në të gjithë Europën edhe në greqi, e djathta “ekstreme”, apo ajo e mirëfillta po fiton terren, sepse në fakt qeveritë euriopiane janë realisht “organizata kriminale” të zhytura në korrupsion dhe thellësisht antikombëtare.

Tani mbetet për të parë se cilët do të jenë partitë aleate europianë të kësaj partie të sapokrijuar në Greqi, në vitin 2025, nga një grup deputetësh të pavarur, por që zyrtarisht u shpall sot nga Ilias Kasidiaris.


mast-info.com

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusia "Shkatërron" Industrinë e Çelikut të Ukrainës - 90% e Prodhimit Jashtë Funksionit

Next Story

Komunistët Fitojnë Berlinin & Kërkojnë Shtetëzime - Merz për Humbjen e CDU-së Tha: "Fajtore Është Politika e Qeverisë & Unë"!

Latest from Greece (Greqi)

0 0,00