Drama e prodhuesve dhe mosveprimi i Brukselit që kushton në jetën e shumë njerëzve.
Aty ku mendonim se shtrenjtimi i karburantit ishte fundi, rezulton se ishte vetëm fillimi i një makthi që tani po pushton tavolinën e europianëve. Është tronditëse sesi një luftë mijëra kilometra larg, në Gjirin Persik, përfundon duke “helmuar” tokën dhe duke e lënë Europën të pafortifikuar përballë një krize.
Energjia ishte goditja e parë, por tani vjen e dyta dhe më vdekjeprurëse: kriza e plehrave në bujqësi.
Gazi natyror, i cili tani kushton sa ari, është shpirti i plehrave të azotit. Pa to, toka nuk lind dhe pa korrje, vjeshta e vitit 2026 parashikohet të jetë më e errët se kurrë.
Paralajmërimi i David Laborde nga OKB: “Ajo që shihni sot në supermarkete është qetësia para stuhisë”. Ushqimi që blejmë tani është prodhuar me kostot e vjetra, por “imuniteti” po shteron. Në Europë inflacioni është vetëm preludi, sepse vala e vërtetë e çmimeve do të godasë mes rritjes së çmimeve të produkteve bujqësore, për shkak të plehrave dhe çmimit të tyre në rritje.
Dominoja e katastrofës nga ngushticat në Europë
Që kur Teherani mbylli Ngushticën e Hormuzit, gazi natyror është rritur me 59%, duke çuar plehrat në një rritje prej gati 50%. Europa, rob e importeve të saj, po e sheh industrinë e saj “të shembet” nga çmimet.
Në Gjermani, ureja ka arritur në 550 euro për ton, një çmim që po mbyt çdo shpresë për bukë të lirë.
Në Irlandë, fermerët po nënshkruajnë kontrata të dëshpëruara me “çmime lufte” sepse nuk kishin pasur kohë të furnizoheshin.
Në Suedi, prodhuesit kanë humbur tashmë 12% të fitimeve të tyre, një goditje që do të na e kalojnë në mënyrë të pashmangshme, ne, konsumatorëve.
Një vjeshtë pa shpresë?
Drama do të kulmojë me mbjelljet e vjeshtës. Fermerët, të paaftë për të përballuar kostot, po zvogëlojnë sasinë e azotin ose po ndryshojnë të korrat. Kjo do të thotë vetëm një gjë: të korra të dobëta në vitin 2027. Europa do të vuajë, pasi toka e saj nuk do të jetë ushqyer siç duhet.
Bruksel: Shumë pak, shumë vonë!
Komisioni Europian premton plane veprimi pas 19 majit, duke ditur që një uzinë plehrash kërkon vite për t’u ndërtuar dhe teksa e kanë çuar prodhimin të gjithin jashtë dhe tani mbetën peng i politikave për krahun e lirë të punës, duke varfëruar prodhimin brenda Europës.
Europa është e ndarë gjithashtu edhe për taksat e karbonit (CBAM), me Francën dhe Italinë që kërkojnë një moratorium për karbonin, ndërsa Gjermania këmbëngulm, duke rritur kështu koston për qytetarin/konsumatorin europian.
Mes kësaj mbytjeje burokratike, qytetari i zakonshëm mbetet i pambrojtur dhe Europa nuk është djathtas kurrsesi, por as majtas teksa për dekada u kujdes që largonte prodhimin drejt Azisë, në favor të biznesit të madh, pa asnjë plan real veprimi.
Sources:
UN
EU


