Presidenti Putin Tregon sesi “e Pësoi” në Kiev, në Vitin 2022 & Çfarë i Kërkoi Macron!

Presidenti rus Vladimir Putin shpjegon sesi “e pësoi” në vitin 2022 në Kiev dhe tërhoqi trupat ruse.

Çfarë i kishte kërkuar Macron?

Presidenti rus Putin bëri deklarata në lidhje me situatën në Ukrainë në mars 2022, kur forcat ruse kishin mbërritur pak jashtë portave të Kievit.

Vladimir Putin tha se Presidenti francez Emmanuel Macron e kishte bindur personalisht në vitin 2022 të tërhiqte trupat ruse nga portat e Kievit.

Sipas Putinit, Macron e telefonoi dhe i tha se Ukraina nuk mund të nënshkruante një marrëveshje paqeje në Stamboll “me armëm në kokë” (që do të thotë ndërsa trupat ruse ishin disa kilometra larg kryeqytetit ukrainas).

Putin deklaroi se e përmbushi kërkesën si një gjest vullneti të mirë, duke rezultuar në tërheqjen e forcave ruse nga rajoni i Kievit në mars 2022.

Presidenti rus e paraqiti këtë vendim si gabimin e tij, duke thënë në thelb se ai “e pësoi” dhe se Perëndimi përfitoi nga ky veprim, pasi pas tërheqjes negociatat në Stamboll dështuan, siç kishte planifikuar Perëndimi, për të blerë kohë për regjimin e Kievit, në mënyrë që të zgjaste luftën.

Putin ka filluar të shprehet dhe të tregojë ato që nuk i dimë. Kush e di sa të tjera do të mësojmë me kalimin e kohës, nga vetë presidenti rus, që duket të jetë i ngarkuar me mllef, përballë pabesisë franceze dhe bëmave të Perëndimit.


Sources:
RT

Previous Story

Belgjika do të Dërgojë 53 Avionë F-16 në Ukrainë

Next Story

Në Francë, i Frikësohen Hantavirusit, Duke Menduar se Ekziston Rreziku të Zhvillohet si Koronavirusi!

Latest from Politikë