Europol: Zinxhir Ndërkombëtar me Medikamente të Falsifikuara për Sëmundje të Rënda

/

Organizata kishte vepruar në 14 vende që nga viti 2019, duke trafikuar preparate të paligjshme në internet me një xhiro prej 240 milionë eurosh.

Shpërbërja e një organizate kriminale ndërkombëtare që trafikonte ilaçe të falsifikuara dhe shtesa dietike si preparate të vërteta për sëmundje të rënda u njoftua nga Europol dhe Eurojust, si pjesë e një operacioni të gjerë paneuropian.

Autoritetet nga 14 vende, morën pjesë në operacion, ndërsa organizatat europiane Europol dhe Eurojust luajtën një rol koordinues. Aktivitetet e organizatës kishin filluar të paktën që nga viti 2019 dhe kishin një prani të shtuar në internet, me qindra faqe interneti dhe llogari në mediat sociale.

Grupi kriminal kishte zhvilluar një strukturë hierarkike dhe vepronte përmes kompanive fasadë, të cilat promovonin mbi 400 produkte pa autorizim përkatës marketingu. Preparatet u paraqitën si ilaçe për sëmundje të rënda, duke mashtruar konsumatorët në vendet e Bashkimit Europian dhe jashtë tij.

Sipas autoriteteve, xhiroja e paligjshme e organizatës vlerësohet të ketë arritur në afërsisht 240 milionë euro. Teknika mashtruese të marketingut u përdorën për të promovuar produktet, duke përfshirë përdorimin e emrave dhe imazheve të mjekëve të dësgjuar dhe personave të njohur, me qëllim rritjen e besueshmërisë së produkteve.

Gjatë operacionit të koordinuar, u kryen kërkime në 113 vende në Bullgari, Greqi, Hungari, Poloni, Rumani, Itali, Hungari, Letoni, Qipro, Çeki, Sllovaki, Estoni, Sapnjë, Moldavi etj. Autoritetet vazhduan me arrestimin e anëtarëve kryesorë të organizatës, ndërsa 196 faqe interneti të përdorura për shpërndarjen e produkteve të paligjshme u çaktivizuan.

Një sasi e madhe përgatitjesh të falsifikuara u sekuestrua kryesisht në një depo qendrore në Bullgari, ndërsa asete me vlerë afërsisht 1.8 milion euro u ngrinë në Poloni.

Çështja mbetet nën hetim, ndërsa autoritetet vazhdojnë të analizojnë rrjetet e trafikimit dhe individët e përfshirë në nivel europian.


Source:
Eurpol
Eurojust

Previous Story

Finalja e Eurovision 2026: Bastet Folën - Ky do të Jetë Fituesi i Madh Sonte në Mbrëmje!