Çfarë “Kinezëri” të Çuditshme Dalloni në Fotografi?

Karrigia/poltrona e Xi ishte qartësisht më e lartë se ajo e Trump.

Një video e takimit midis Xi Jinping dhe Donald Trump në Pekin është bërë virale në mediat sociale, duke shkaktuar debat nëse Trump është dukur qëllimisht më i shkurtër gjatë bisedimeve.

Video që është bërë virale, tregon Xi të ulur në një poltronë që duket pak më e lartë se ajo e Trump gjatë takimit dypalësh.

“Poltrona duhet të jetë një porosi e veçantë. Poltrona në të cilën ishte ulur Xi Jinping ishte qartësisht më e lartë se ajo e Trump, i cili është 10 centimetra më i gjatë se Xi Jinping. PKK nuk kursen asnjë përpjekje për të shpikur detaje të tilla”, pohoi një përdorues i X ndërsa ndau videon në një postim.

Trump vizitoi Kinën për një vizitë shtetërore 3-ditore me ftesë të Xi, dhe mesa duket u kthye me këtë “kinezëri”, si për ta bërë edhe më interesante vizitën dhe mbresëlënëse.

Nuk e kishim hasur askund më parë diçka të tillë, por nga Lindja dhe nga regjimet, çdo gjë e mundshme.


Source:

Previous Story

Europol: Zinxhir Ndërkombëtar me Medikamente të Falsifikuara për Sëmundje të Rënda

Latest from Politikë