Merkel apo Draghi: Opsionet e BE-së për bisedime me Rusinë!
Brukseli i frikësohet largimit diplomatik të Trump-it dhe po kërkon me ankth një të dërguar special për tryezën e negociatave me Moskën.
Me diplomacinë amerikane që tashmë monopolizon ritmin për ditën tjetër në frontin ukrainas, Brukseli po kërkon personin që do t’i rikthejë europianët e BE-së në rrugën e duhur për negociata me Kremlinin.
Një raport i kohëve të fundit nga Financial Times zbulon një siklet institucional të shfaqur nga Europa, e cila në mungesë të një lidershipi të fortë, është e detyruar të mbështetet në rezervat e së kaluarës politike të Unionit.
Emrat e Mario Draghi dhe Angela Merkel janë në krye të listës për rolin e të dërguarit special. Ministrat e jashtëm të BE-së pritet ta ngrenë çështjen në Samitin e ardhshëm të Qipros, duke u përpjekur të kapërcejnë hendekun e komunikimit që është zmadhuar që nga pushtimi rus, në vitin 2022.
Prestigj teknokratik dhe një e kaluar e rëndë politike
Kërkimi për një përfaqësues të përbashkët, nxjerr në sipërfaqe kontradiktat e brendshme të Unionit.
Ish kreu i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi, po paraqitet si një zgjidhje e besueshme që shfaq rigorozitet dhe shmang përplasjet ideologjike.
Në të kundërt, rasti i Angela Merkel është një fushë e minuar politike, në vetvete. Pavarësisht peshës së saj të pamohueshme, të veçantë në historinë gjermane dhe europiane, vetë Berlini dhe kryeqytetet e Europës Lindore nuk janë në gjendje të kapërcejnë politikën qetësuese energjetike që zbatoi ndaj Moskës gjatë kohës së saj.
Në një përpjekje për të gjetur të mesmen e artë, njohuri për kulturën strategjike ruse kanë edhe emrat e finlandezëve Alexander Stubb dhe Sauli Niinisto, që janë vënë gjithashtu në tryezë për shqyrtim, si ndërmjetës të mundshëm.
“Puthja e jetës” e amerikanëve dhe pasqyra e dobësisë europiane
E vërteta është se proçesi endoeuropian nuk lindi nga një zgjim strategjik autonom, por sepse Uashingtoni dha dikur, hapësirën e nevojshme të ekzistencës së Unionit.
Sot, administrata e Donald Trump i informoi zyrtarët europianë se nuk ka kundërshtim për zhvillimin e kontakteve paralele, në praktikë, Shtetet e Bashkuara lejojnë Europën të marrë pjesë si shoqëruese në negociatat që ajo orkestron.
Ironia e planit europian zbulohet nga vetë Angela Merkel, e cila theksoi se Vladimir Putin i merr seriozisht vetëm udhëheqësit në detyrë. Por apeli për politikanët që janë tërhequr nga aktiviteti aktiv për të ndihmuar Unionin, është dëshmi e pakundërshtueshme e dobësisë së sotme të udhëheqjes europiane.
Kur një Bashkim Shtetesh nuk arrin të prodhojë një udhëheqës modern në detyrë, me potencën e nevojshme për t’u ulur përballë presidentit rus, vendosja e një të dërguari nuk e zgjidh defiçitin gjeopolitik; thjesht e kamuflon atë momentalisht, por në thelb diskretiton Unionin dhe drejtuesit aktualë të tij, ul peshën e tij në harenën ndërkombëtare.
Source: Financial Times


