Pse u Mbyll Pista e Aeroportit ‘LaGuardia’ në New York, Deri në Fundjavë?

Vonesa të gjata dhe shqetësime për mijëra udhëtarë në New York përpara fundjavës së Memorial Day.

Një nga pistat kryesore të uljes dhe ngritjes në Aeroportin LaGuardia të New York-ut do të mbetet e mbyllur të paktën deri të shtunën në mëngjes, pasi një çarje e madhe u zbulua në asfaltin e pistës.

Problemi u zbulua të mërkurën gjatë një inspektimi rutinë, kur ekipet zbuluan se një vrimë e madhe ishte hapur në një pjesë të pistës, me një parje të madhe dhe të thellë, gjë që aktivizoi menjëherë protokollet e sigurisë së aeroportit.

Autoritetet mbyllën menjëherë pistën, ndërsa ekipet speciale filluan punën e restaurimit dhe kontrollet e stabilitetit të tokës.

Sipas administratës së aeroportit, inspektimet me radar që depërtojnë në tokë, zbuluan zona të tjera problematike të mundshme në të njëjtën pistë, që kërkojnë ndërhyrje shtesë dhe punë parandaluese.

Puna pritet të përfundojë deri në orën 6:00 të mëngjesit të së shtunës sipas orës lokale.

Operacionet e aeroportit janë prekur ndjeshëm, pasi rreth 150 fluturime – 13% e orarit ditor – u vonuan vetëm sot, ndërsa qindra anulime dhe pritje të gjata janë regjistruar që nga e mërkura.

Kjo ndërprerje ndodh gjatë një prej periudhave më të ngarkuara të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa miliona amerikanë përgatiten të udhëtojnë për fundjavën e Memorial Day, e cila jo zyrtarisht shënon fillimin e sezonit turistik veror.

Administrata Federale e Sigurisë së Transportit (TSA) vlerëson se rreth 18 milionë pasagjerë do të udhëtojnë me avion në ditët në vijim, duke rritur më tej presionin mbi aeroportet dhe linjat ajrore.


Source: New York Times

Previous Story

Basketboll: Olympiakos - Fener 79-61 - Olympiakos në Finalen e Euroligës

Next Story

Erdogani Shkarkon Kreun e Opozitës & të Gjithë Bordin Drejtues me Vendim Gjykate -(shembull edhe për Ramën nga 'ati politik')

Latest from USA/SHBA