“Po merrni pjesë drejtpërdrejt në luftën kundër Rusisë”, tha nënkryetari rus i Këshillit të Sigurisë.
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, “i shpartalloi” vendet e BE-së dhe NATO-s që nxituan të komentonin incidentin e rrëzimit të një droni rus në Rumani.
Specifikisht ai u bëri thirrje udhëheqësve europianë të krahut pro luftës të BE-së që “ta mbyllin gojën”, pasi ai beson se ata nuk kanë të drejtë të flasin, teksa po “nxisin” luftën në Ukrainë me veprimet e tyre.
Në të njëjtën kohë, ai tha se që tani e tutje ata nuk duhet të flenë më të qetë.
“Dronët europianë, pjesët e tyre rezervë, armët e tjera, për të mos përmendur informacionin, po marrin pjesë në sulme kundër Rusisë çdo ditë.
Veprimet e tyre shkaktojnë dëme në ndërtesa banimi, ku vriten civilë”, argumenton Dmitry Medvedev.
Epo, më në fund mbylleni gojën”
Dhe ky është vetëm fillimi! Që tani e tutje, mos flini m[ të qetë”, thotë ndër të tjera Dmitry Medvedev në postimin e tij.

Source: Dmitry Medvedev (X)


