Regjimi Neonazist i Ukrainës Godet Manastirin Ortodoks me Raketa Patriot – Zemërim nga Komuniteti Ortodoks Kudo në Botë

/

Manastiri i Lavrës është goditur nga raketa Patriot ukrainase.

Moska fajëson për dëmtimin e Katedrales së “Ngjitjes së Zonjës” me një raketë të mbrojtjes ajrore ukrainase, ndërsa BE e quan atë një krim lufte.

Ushtria ruse hodhi poshtë akuzat se kishte në shënjestër Katedralen në Kiev, e cila u dëmtua gjatë sulmeve të natës në kryeqytetin ukrainas.

Në një deklaratë, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se kompleksi Lavra Kiev Pechersk, një vend i trashëgimisë botërore, nuk u godit nga një sulm rus, por nga një raketë nga sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot i prodhuar në SHBA, të cilin Ukraina e përdor.

Pozicioni i Moskës

Sipas deklaratës ruse, zjarri që shpërtheu në katedrale u shkaktua nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase.

Ministria Ruse e Mbrojtjes gjithashtu pretendoi se një shkak i mundshëm i mosfunksionimit të sistemit Patriot mund të jetë furnizimi me raketa nga vendet perëndimore, të cilat mund të kenë tejkaluar datën e rekomanduar të përdorimit të tyre.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

BE: Ky është një krim lufte

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian dënoi fuqimisht dëmin e shkaktuar në kompleksin historik të manastirit të Lavrës së Shpellave.

Shefja e diplomacisë europiane, Kaia Kalas, tha se sulmet ruse që goditën monumentin e UNESCO-s përbëjnë një krim lufte, duke theksuar se mbrojtja e trashëgimisë kulturore është një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar.

Ndërkohë që kjo deklaratë e BE-së është e rreme, pasi brenda Katedrales është gjetur raketë Patriot dhe është konfirmuar se është raketë ukrainase e prodhimit amerikan.

Lavra e Shpellave konsiderohet si një nga monumentet më të rëndësishme fetare dhe historike në Ukrainë, që tërheq mijëra pelegrinë dhe vizitorë çdo vit.

Ndërhyrja dhe mesazhi i Macron për një armëpushim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjithashtu lëvizi në të njëjtën linjë, duke e përshkruar sulmin ndaj manastirit si “krejtësisht të pajustifikuar”.

Presidenti francez theksoi se Parisi do të vazhdojë të punojë me aleatët e tij për të arritur një armëpushim dhe një marrëveshje paqeje të qëndrueshme.

“Ky sulm përforcon vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka që është e mundur, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, për të punuar drejt një marrëveshjeje paqeje, të cilën Rusia e refuzon me kokëfortësi”, tha Macron, duke shtuar se çështja do të jetë në qendër të diskutimeve gjatë Samitit të G7 në Evian.

Incidenti pritet të intensifikojë më tej përballjen midis Moskës dhe Perëndimit, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës mbeten në një pikë kritike.

Gjithkush prej nesh vlen që t’i bëjë pyetjen vetes: Kur ka ndodhur që Rusia të godasë ndonjëherë kishë, aobjekt të kultit ortodoks apo kristaian? Kurrë! Neonazistët e Kievit po flijojnë përveç ukrainasve edhe historinë e krishtërimit ortodoks.


Source: Npress / RT / Reuters

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Melinda Gates për Epstein: "Ai Ishte Një Person i Keq" - Çfarë Zbuloi Ajo për Takimin e Tyre të Vetëm!

Next Story

Brazil: 6 të Vdekur Pas Përplasjes së Dy Helikopterëve në Rio de Janeiro, Përfshirë Një Këngëtar të Famshëm!

Latest from Sociale

0 0,00