Eurodeputeti Grek “Shkund” Parlamentin Europian për Pronat e Minoritetit Grek në Shqipëri – Amendament me Shumicë Votash

///

Nga Parlamenti Europian në Strasburg, arritëm një tjetër fitore të rëndësishme për Greqinë, thotë eurodeputeti grek Vaggelis Meimarakis!

Eurodeputeti Meimarakis deklaron:

“U shënua një sukses tjetër i madh për Greqinë në Seancën Plenare të Parlamentit Europian, këtu në Strasburg.

U votua me shumicë votash raporti vjetor i marrëdhënies BE-Shqipëri, në të cilën, pas përpjekjes të koordinuara që realizuam së bashku me mikun dhe kolegun Fredi Beleri, ja arritën adoptimit të një amendamenti veçanërisht të rëndësishëm.

Për herë të parë, në një raport të Parlamentit Europian, mes këtij amendamenti, i cili u votua me shumicë votash, me votë të gjerë bipartizane, pro, bëhet referencë me shkrim për minoritetin etnik historik grek të Shqipërisë, duke njohur prezencën diakronike dhe potente të tij, veçanërisht në Shqipërinë e Jugut, ndërsa paralelisht, fton Shqipërinë që t’u sigurojë mbrojtjen e plotë të së drejtës së pronës, anëtarëve të minoritetit grek.

Bëhet fjalë për një sukses shumë të madh kombëtar, por kryesisht për dhënien e së drejtës njerëzve të minoritetit grek, të cilët nuk i harrojmë kurrë, i mbështesim me qëndrushmëri, në mënyrë të vazhdueshnme dhe mes veprash.

Dua gjithashtu të nënvizoj, se zhvillimi i sotëm, sigurisht nuk ishte i rastësishëm, atij i parapriu një punë sistematike, këtu e shumë kohë më parë, në nivel Komisioni të Punëve të Jashtme, ku muajin e kaluar depozituam një seri amendamentesh, që u pranuan, dhe të cilat përmirësuan më tej teksin përfundimtar, duke përforcuar edhe më shumë referencat dhe garancitë në favor të minoritetit grek.

Do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtën vendosmëri, që të drejtat e helenizmit, kudo ku ndodhet, të mbrohen dhe të promovohen në mënyrë të vazhdueshme, në të gjitha nivelet.”


Source: EU _ Vaggelis Meimarakis EPP

Previous Story

Goditje e Re në Krime: Operacioni Ukrainas Shkatërron Një Tjetër Urë Hekurudhore

Next Story

E Vërteta: Ja Pse e Dha Dorëheqjen Kryeministri Keir Starmer - Donald Trump e Dinte Paraprakisht - Skandalet & Ultimatumi

Latest from Albania (Shqipëri)

0 0,00