Arben Ahmetaj ishte sërish tronditës për Qeverinë Rama 4, apo për Strukturën Kriminale, siç e cilëson sot Arben Ahmetaj, ndërkohë që ne kemi folur për këtë që në vitin 2013. Sidoqoftë, më mirë vonë, sesa kurrë!
1🔹️Do të ketë gjyqtarë dhe prokurorë që do ta bëjnë punën e tyre, si përgjegjësi publike (duke folur për të ardhmen e sistemit të drejtësisë).
2🔹️Vetting-u është bërë nën kujdestarinë politike të Kreut të Organizatës…, me nepotizëm…, mes vajzës së mikut të tij, motrës së plaçkitëses (Belinda Balluku) dhe dikujt tjetër.
3🔹️Segmentet e SPAK-ut dhe drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në Shqipëri.
4🔹️Arrestimi im është vepër e Kreut të Organizatës, Erion Velisë dhe një ministri të PS-së (emrin e të cilit nuk e bëri të njohur).
5🔹️Kreu i Organizatës ka rënë dhe i ngjan tashmë një kioske të vitit 99 që ka shitur gjithçka.
6🔹️Nuk e di nëse PS-ja do të mund të shpëtojë nga qelizat kancerogjene të Kreut të Organizatës.
7🔹️Unë nuk bëj, nuk kam bërë pjesë në organizatën e tij kriminale.
8🔹️Dumani e dinte që përshpejtimi i çuarjes time në burg, do të shkonte drejt eliminimit tim fizik, gjithçka ishte planifikuar, që unë brenda burgut të merrja fund.
9🔹️Kam të gjitha pagesat e shkollave të fëmijëve të ministrave, ish ministrave, prokurorëve dhe të tjerë.
10🔹️Kanë vënë grupe kriminale të më kërcënojnë, më janë bërë telefonata nga zona të nxehta të trafikut të kokainës.
11🔹️Segmente të Gjykatës së SPAK-ut kanë liruar sekuestro të shumë pronave kriminale, apo të krijuara nga krimi.
12🔹️Jam dënuar për çështje për të cilat as nuk jam kontraktues, as vlerësues, as tenderues, as zbatues.
13🔹️Inceneratorët i ka bërë Kreu i Organizatës dhe ja rasi Terit (ish ministrit të dënuar Lefter Koka), teksa firmat janë të Kreut të Organizatës, ndaj dhe i duhej një kokë turku.
14🔹️Erion Veliaj kur doli fletë-arrestimi për mua, hapi shishe ‘whisky’ me drejtorët e tij, ata të 5d-së, dhe festonin.
15🔹️Shqipëria është llahtarisur me nivelin e plaçkitëses (Balluku).
16🔹️Arjanit Çela do i kishte zili këta të Organizatës Kriminale dhe sistemi ka rënë.
17🔹️Ky, Kreu i Organizatës i ka bërë llogaritë gabim me mua…, dhe nuk kam më frikë, zero.
18🔹️Kam miq brenda Partisë Socialiste, që janë të friguar…, të dorëzuar dhe të kapur nga Kreu i Organizatës, por nuk po flas për ata që janë pengje.
19🔹️Një audiopërgjim i Janarit 2026, 3 orë, e disponoj, por sonte po ju jap disa sekuenca, ku personazhi kryesor është izraeliti, amerikani dhe nënshtetasi shqiptar, Ron Yeffet, me 3 pasaporta, miku i Kreut të Organizatës dhe dy ukrainas (dhe rusishtfolës), që unë kam denoncuar se Kreu i Organizatës ka dashur t’i japë borxhin e Shqipërisë në menaxhim, por edhe ai që Rama i kërkoi Ditmir Bushatit që t’i jepnim konsullatën shqiptare në New York, për të ndërtuar. Audiopërgjimi është autentik dhe mund ta çojnë në sa ekspertë të duan për ta verifikuar.
20🔹️Ron Yeffet-i ka kompani të cilave u ndryshon emrat, ku aktori kryesor është Kreu i Organizatës që bën lojën.
21🔹️Vetëm nga një biznesmen Kreu i Organizatës ka bërë 12 fluturime me charter.
22🔹️Ron Yeffeti është Ergys Agasi anglishtfilës, ose Gysi ndërkombëtar.
23🔹️Bëhet fjalë për grabitjen e Delvinës, për të cilën Kreu i Organizatës dhe plaçkitësja kanë 9 muaj që po organizojnë vjedhjen e Delvinës me modelin e kompanive shtetërore KAYO, ku shteti ka vetëm 10% apo 20% dhe të tjerat i ka privati.
24🔹️Ligji i konceptit KAYO po u vjen edhe në shëndetësi, që do ja japin një tjetër izraeliti, ndaj dhe u largua ministrja e shëndetësisë, sepse nuk firmosi atë që i vendosi në tryesë Kreu i Organizatës.
25🔹️Ermal Nufi nga ish zëvendës Sekretar i Përgjithshëm, u bë kreu i bordit të kompanisë shtetërore KAYO dhe më pas Ministër i Mbrojtjes, pjesë e grupit të strukturuar dhe personi që bëhet edhe “raketë” për Kreun e Organizatës.
26🔹️Më çudit fakti që askush brenda PS-së nuk merret me vjedhjet e plaçkitëses, që deputetët e partisë sime nuk i kuptoj, teksa bëjnë gjë për asgjë dhe nuk bëjnë zë për ata të kalibrit ndërkombëtar të grabitjes, për plaçkitësen, apo për konceptin KAYO.
27🔹️Po klonohet Gys Agasi në disa nivele, me të tjerë njerëz.
28🔹️Ka disa episode se ku ka qenë Gys Agasi, le të shikojnë sesa afër kanë qenë qelizat e celularëve të Gys Agasit dhe Kreut të Organizatës, që ka qenë më shumë me Gysin sesa me ministrat dhe ai tjetri ka qenë më shumë me Kreun e Organizatës, sesa me familjen e tij.
29🔹️Kreu i Organizatës me ish kancelarin austriak, hante darkë me të, nën prezencën e Gys Agasit, mendoni ku ka arritur situata.
30🔹️Gys Agasi emëronte dhe shkarkonte kuadro të administratës, policë dhe drejtues policie, shefa kadastrash dhe shumë të tjerë.
31🔹️Ron-i shpjegon strukturën tek ukrainasit në audiopërgjim, kompania shtetërore u thotë se do të jetë mburojë, se do të krijojnë edhe një Trust në Amerikë, që t’i mbyllim gojën ambasadës amerikane, se do marrin edhe TEC-in e Vlorës…, mes një strukture kriminale për të grabitur Shqipërinë.
32🔹️Nuk gjen një copë tokë shtetërore që Kreu i Organizatëstë mos e ketë dhënë. 2.1 milionë m2 pronë shteti ka dhënë kreu, ku i do qejfi, mes ligjit të investimeve strategjike.
33🔹️Plaçkitësja hante dreka dhe darka me Ron-in, me izraelitin dhe këto janë të evidentuara.
34🔹️Jemi duke folur për trafik kombëtar armësh dhe jo në kuadër të marrëveshjes së NATO-s, por trafik armësh nga Afrika, armësh që paketohen në Shqipëri dhe shkojnë atje ku kërkohet.
35🔹️Shqiptarë kujtoni raketat e luftës që u kapën në Itali, sepse mund të zbuloni gjëra interesante të trafikut të armëve. Janë disa raketa që u kapën në jug të Italisë që vinin nga Greqia, për t’u trafikuar mes Shqipërisë.
36🔹️Mungesa e frikës së këtyre ndaj ligjit, është e frikshme.
37🔹️Ka përgatitur një intervistë me gazetare Rudinën, i ka dërguar edhe pyetjet ku i thotë: më bëj pyetje për Erionin dhe plaçkitësen.
38🔹️Ermal Nufi ka detyrim të tregojë ku prodhohen armët, ky janë uzinat, të tregojë tabelat financiare dhe të tjera.
39🔹️Të vihesh ministër nga Plaçkitësja dhe Kreu i Organizatës do të thotë se je njeriu më i pavlerë, por në përdorim.
40🔹️Pala ukrainase i referohet tenderëve, ndërsa izraeliti Ron-i flet për proçedurë pa tendera, sepse Kreu i Organizatës ia kalon paratë paradhënie kompanive të tij.
41🔹Çdo qeverie që do të vijë nesër do të duhet merret me arteriet kriminale të kapura nga Kreu i Organizatës mes këtyre kompanive, të cilat i kontrollon dhe do i kontrollojë vetë ky dhe që i rrëmbejnë gjakun vendit, ekonomisë.
42🔹️Ron-i u thotë ukrainasve që nuk keni nevojë për para, sepse paratë i derdhin shqiptarët, qeveria shqiptare na ka marrë që të bëjmë gjërat e këqija të tyre, ato të pistat pra. Janë pikërisht këto që hanë trupin e Shqipërisë.
43🔹️Në audiopërgjim Ron-i flet shpesh për Kreun e Organizatës, thotë gjithashtu se Ermal Nufi do të bëhet ministër që dhe vërtet u bë, tregon kur do të mblidhet Këshilli i Ministrave dhe shumë të tjera në 3 orë bisedime.
44🔹️Sipas pasqyrës financiare, kapitali i Ron-it në kompaninë T-Mak Defence është negativ dhe është qeveria ajo që e ngop kompaninë me para të shqiptarëve dhe për këto çështje nuk flet asnjë deputet.
45🔹️Paratë e onkologjikut kanë shkuae tek EkoParku dhe tek Kopshti Eden, me peshq të kuq nga Japonia, që të relaksohet Kreu i Organizatës.
46🔹️Segmente të SPAK-ut kanë kontribuuar në kapjen e shtetit (nga mafia në sistem).
47🔹️Ka brenda drejtësisë dhe kabinetit njerëz që notojnë në kriptomonedha.
48🔹️Do të përdor të gjitha mjetet ligjore kundër mafies në pushtet.
49🔹️Kreu i Organizatës u ka bërë 1001 të zeza shqiptarëve, ka pushtetëzuar krimin e organizuar dhe Shqipëria ka gjarprin në gji.
50🔹️Jam emocionalisht dhe shpirtërisht i lidhur me protestën, protesta në rrugët e Tiranës është gjëja më e bukur që i ka ndodhur Shqipërisë në 35 vite.
51🔹️Ka deputetë të opozitës, që kanë bërë edhe mbrëmje poetike me Kreun e Organizatës dhe sot flasin me fjalë të buta.
52🔹️Po u mbyt protesta, mbaroi Shqipëria.
53🔹️Struktura mafioze nuk është prekur, është më e fortë se kurrë. Nuk ka më tendera, nuk ka më ekonomi të lirë.
54🔹️9 miliardë euro nga raportet e KLSH-së deklarohen të abuzuara, në rrugë, energji, shëndetësi, mjedis, ka çudira.
55🔹️Ku është Bashkimi Europian teksa konkurrenca është vrarë, teksa administrata është zhytur në korrupsion, teksa votimet janë proçes në duart e krimit?
56🔹️Një ditë do të vij në Tiranë, kur të çlirohet ai vend.
57🔹️Janë grup i strukturuar kriminal dhe në Shqipëri është bërë nami.
58🔹️Afera e avionëve zjarrfikës… në kohën e Vengut u hap tenderi për 2 avionë me goma, por Kreu i Organizatës kishte tjetër objektiv, tjetër kompani ku do e jepte tenderin. Sot e kësaj dite nuk ka avionë, dhe të gjitha këto, që lekët të kalojnë atje ku do Kreu i Organizatës.
59🔹️Shteti bektashi është çështje për shpërbërje të shqiptarëve, por kryesisht shteti bektashi është për pastrim parash.
60🔹️Në intervistën e radhës, pason një përgjim në Monako, që do të bëhet publik.
Source: Syri TV


