Asambleja Kombëtare Franceze Pro Burgimit të Përjetshëm për Përdhunuesit e të Miturve Nën 15 Vjeç

/

Vetëm e Majta votoi kundër! Kuptimplotë kjo për të kuptuar të majtën franceze lidhur me shoqërinë dhe njeriun, si qënie humane me të drejta për të qenë i paprekshëm dhe i pacënueshëm nga askush tjetër.

Proçesi do të vazhdojë me votimin përfundimtar mbi projektligjin gjithëpërfshirës për mbrojtjen e të miturve.

Parlamenti francez miratoi futjen e një dënimi me burgim të përjetshëm për përdhunuesit e përsëritur të të miturve nën 15 vjeç, në një veprim që shkaktoi polemika të forta politike.

Masa, e cila u paraqit nga qeveria pas rastit të Lianës 11-vjeçare, e cila u gjet e vdekur në qershor në Francën jugperëndimore, u miratua me 258 vota pro dhe 84 kundër.

E Majta e hodhi poshtë tekstin e propozuar të premten (17/07) dhe shprehu kundërshtime, duke argumentuar se ashpërsimi i dënimeve nuk adreson problemet në hetimin dhe parandalimin e dhunës seksuale.

Përkundrazi, mbështetësit e rregullores theksuan se është një mbrojtje e nevojshme e fëmijëve kundrejt autorëve më të rrezikshëm.

Proçesi do të vazhdojë me votimin përfundimtar mbi projektligjin e përgjithshëm për mbrojtjen e të miturve.


Source: Le Monde

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bullgaria Miratoi Vendosjen e Avionëve Amerikanë të Furnizimit me Karburant Pavarësisht Kërcënimeve nga Irani

Next Story

Daniel Siad: Agjenti & Miku Francez i Epstein u Gjet i Vdekur në Shtëpinë e Tij

Latest from EU/BE

0 0,00