Stephan Thuman, kreu i Donaustahl, jeton i fshehur për muaj të tërë.
Drejtuesi i një kompanie gjermane të mbrojtjes që furnizon me dronë Ukrainën, u ka thënë mediave se për muaj tashmë jeton i fshehur për muaj të tërë për shkak të një komploti vrasjeje që dyshohet se është orkestruar nga Rusia.
Stefan Thuman, kreu i Donaustahl, tha në një intervistë me televizionin RTL dhe revistën Stern, e cila u transmetua dje, se autoritetet gjermane e kishin paralajmëruar atë për këtë plan nga shërbimet ruse të inteligjencës në fund të vitit 2025.
“Unë po ndryshoj vazhdimisht vendndodhjen time, kam mbrojtje të afërt 24 orë në ditë, jeta ime private ka pushuar së ekzistuari”, tha CEO i kësaj kompanie që prodhon kryesisht avionë sulmi dhe zbulimi pa pilot, si dhe software për dronë ushtarakë.
“Unë po luftoj për jetën time kundër shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse”, tha 39-vjeçari.
Në mars, zyra e prokurorit njoftoi arrestimin e dy personave të përshkruar si “agjentë të disponueshëm”, sepse shpesh rekrutohen për shuma të vogla parash dhe nuk janë të trajnuar mirë, të cilët dyshohet se po spiunonin Thumanin me qëllim përgatitjen e vrasjes së tij.
Megjithatë, kërcënimi kundër tij mund të mos jetë hequr, sipas informacioneve nga këto media.
RTL madje citoi një parlamentar gjerman të thoshte se përgatitjet për vrasjen e Thumanit ishin shumë të avancuara dhe se një agjent nervor ishte planifikuar për këtë qëllim.
Drejtori i kompanisë tha se pas “tronditjes” së zbulimit të planit të vrasjes, ai shkroi testamentin e tij dhe plotësoi një kartë dhuruesi organesh.
“Këto janë gjëra për të cilat askush nuk mendon shumë në moshën time”, tha Thuman, i cili fle pranë kompjuterit të tij dhe fillon të punojë sapo zgjohet për të shmangur të menduarit për situatën në të cilën ndodhet.
Konflikti në Ukrainë është bërë “lufta ime personale”, theksoi ai.
Donaustahl është një nga disa startup-e gjermane të specializuara në teknologjitë e lidhura me mbrojtjen, të cilat janë bërë të njohura për zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot të teknologjisë së fundit, të cilat po luajnë një rol qendror në operacionet ushtarake në Ukrainë.
Në vitin 2024, SHBA-të penguan një komplot rus për të vrarë Armin Paperger, pronarin dhe drejtorin ekzekutiv të Rheinmetall, grupit më të madh të mbrojtjes në Gjermani dhe një furnizues kryesor i armëve dhe municioneve në Ukrainë, sipas një raporti të CNN.
Source: CNN / Stern / RTL


