Trump postoi një tabelë mbi kohëzgjatjen e luftërave të Amerikës në botë dhe në Lindjen e Mesme, që shoqërohet me një reagim “wow” nga presidenti amerikan.
Presidenti amerikan e krahasoi konfliktin në Lindjen e Mesme me luftëra të tilla si ajo në Vietnam, Irak dhe Afganistan.
Me një postim të ri në Truth Social, Presidenti amerikan Donald Trump u përpoq të mbronte përfshirjen amerikane në luftën në Lindjen e Mesme, duke u përqendruar në kohëzgjatjen e saj deri më tani.
Trump përdori pasthirrmën “uau” dhe i ftoi qytetarët “të studiojnë tabelën” që ai publikoi, e cila krahason kohëzgjatjen e konfliktit aktual me luftëra të tjera të mëdha, në të cilat Shtetet e Bashkuara kanë marrë pjesë.
Sipas tabelës që ai postoi, lufta në Lindjen e Mesme ka zgjatur vetëm gjashtë javë deri më tani, ndërsa lufta në Afganistan zgjati 543 javë, lufta në Irak 457 javë dhe lufta në Vietnam 439 javë.
Lista përfshin gjithashtu Luftën Civile Amerikane me një kohëzgjatje prej 209 javësh, Luftën e Dytë Botërore me 196 javë dhe Luftën Koreane me 139 javë.
6 javët e luftës me Iranin dhe javët treshifrore në numër të luftërave të tjera, as nuk mund të krahasohen, nuk janë as afër, as të ngjashme.
“Studiojeni tabelën”, shkroi Trump, duke u përpjekur të forconte argumentin se angazhimi aktual ushtarak në Iran ende nuk ka fituar karakteristikat e konflikteve ushtarake afatgjata të luftërave të së kaluarës.
Ndërkohë që propaganda po bën hatanë dhe kërkon ndalimin e luftës, që është ende operacion ushtarak dhe jo luftë, një propagandë që po i fryn aq shumë “balonit”, sa disave iu duket sikur Trump dhe Amerika kanë disa vite duke luftuar me Iranin.
Ndaj dhe Presidenti Trump që e njeh mirë gjuhën e komunikimit, gjithmonë ua “çan balonin” instrumentave të propagandës me fakte historike, me statistika dhe shifra kokëforta.
Postimi i Trump


Sources:
Social Truth Donald Trump


