Mister në Detin Jon – Një Anije “Fantazmë” UAV po Shqetëson Autoritetet në Greqi

Peshkatarët panë një UAV “fantazmë” në një shpellë në Lefkada me motorin ndezur.

Skenarët për një mision ushtarak, apo një operacion sekret dhe origjina e panjohur e UAV-it ngrenë pikëpyetje të mëdha dhe shqetësim akoma edhe më të madh.

Një incident shumë i çuditshëm dhe misterioz ky në Lefkada, kur peshkatarët nga fshati Vasiliki panë një anije detare pa pilot pranë Kepit Dukato, i njohur edhe si Kepi Kyra.

Anija u gjet brenda një shpelle, ndërsa sipas dëshmive motori i saj ishte ende ndezur, duke shkaktuar shqetësim të madh dhe mobilizim të Autoriteteve.

Anija e shpejtë UAV, e zezë, mbante pajisje speciale të teknologjisë së lartë, si janë sensorë, antena dhe sisteme komunikimi, elementë që i referohen misioneve të mbikëqyrjes, mbledhjes së informacionit apo edhe përdorimit ushtarak.

Mbetet e panjohura sesi përfundoi në zonë dhe nëse vinte nga ujërat ndërkombëtare, ndoshta duke marrë pjesë në një stërvitje apo operacion që u zhvillua jashtë ujërave territoriale greke.

Peshkatarët arritën ta lidhnin dhe ta tërhiqnin në portin e Vasiliki, ku më pas u mor në kontroll nga Roja Bregdetare.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një USV (Unmanned Surface Vehicle), një anije sipërfaqësore pa pilot, një teknologji e përdorur kryesisht për misione ushtarake, mbikëqyrje, njohje objektivash dhe kërkime shkencore të specializuara.

Autoritetet lokale e kanë regjistruar tashmë incidentin dhe anija është nën mbikëqyrje të ngushtë, ndërsa ministria kompetente pritet të bëjë njoftime zyrtare në lidhje me origjinën, misionin dhe arsyen e pranisë së këtij droni në ujërat greke.

Greqinë në këto momente e shqetëson kryesisht origjina e anijes pa pilot dhe më pas misioni dhe funksioni i saj në Jon.


Sources:
The Sportlight Greece

Previous Story

Cunami Gjigant i Alaskës prej 481 Metrash, që Tremb Shkencëtarët!

Next Story

Zgjedhje Lokale në "Ishull" - Për "Ndryshim Historik" Flet Farage! - Epërsi e së Djathtës

Latest from Politikë