“Alieni” i Natyralizuar Italian, në Modena, Sulmoi & Plagosi Njerëz, Mes të Cilëve Dy Persona iu Nënshtruan Amputimit!

/

Momenti kur sulmuesi maroken u çarmatos!

31-vjeçari është akuzuar tashmë nga prokurorët italianë për “kryerje masakre”.

Dy nga të plagosurit në sulmin me makinë që ndodhi në qendër të Modenës iu desh t’i nënshtroheshin një ndërhyrjeje kirurgjikale për amputimin e gjymtyrëve të poshtme.

Në të njëjtën kohë, një grua 55-vjeçare, e cila u bllokua dhe u shtyp midis makinës dhe vitrinës së dyqanit, është ende e shtruar në spital në gjendje kritike.

Dy persona të tjerë të plagosur, të moshës 52 dhe 69 vjeç, janë ende të shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja bëri që kryeministrja italiane Giorgia Meloni të anulonte vizitën e saj të planifikuar në Qipro sot, në mënyrë që të shkonte menjëherë në Modena.

Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, u prit gjithashtu në qytet, i cili falenderoi qytetarët që kontribuan në arrestimin e autorit.

Kryetari i Bashkisë së Modenas, Massimo Mezzetti, deklaroi se El Koundri (një maroken me shtetësi italiane), sipas shërbimeve të shëndetit mendor të qytetit të tij, nga viti 2022 deri në vitin 2024 paraqiti çrregullim skizoid të personalitetit.

Ai shtoi se “gjithçka duket se çon në një akt individual, përtej kufijve të logjikës”. Autori tridhjetë e një vjeçar akuzohet për “kryerje masakre” nga prokurorët italianë, siç parashikohet në kodin penal të vendit.

Eshe me një histori të tillë, shteti italian i dha shtetësinë italiane marokienit!


Source:
World Wide Like (X)

Previous Story

Alarm i OBSH-së për Shpërthimin të Ebolës në Afrikën Qendrore

Next Story

Korea e Jugut Ndaloi Konsumin e Mishit të ".....", Pas Shkurtit 2027!

Latest from EU/BE