Trump: “Asnjë lëshim, iranianët e dinë se çfarë do të ndodhë”!
Presidenti amerikan hedh poshtë çdo mundësi kompromisi mbi programin bërthamor iranian dhe lë të hapur mundësinë e përshkallëzimit, ndërsa kontaktet diplomatike mbeten të brishta.
Donald Trump duket i palëkundur ndaj Teheranit, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëshim në kontekstin e negociatave mbi programin bërthamor iranian.
Në deklaratat e tij për New York Post, presidenti amerikan theksoi se Irani “e di se çfarë do të ndodhë së shpejti”, duke lënë të dhëna të qarta për një përshkallëzim të mundshëm të presionit, megjithatë pa zbuluar detaje.
I pyetur nëse do të pranonte një pezullim afatgjatë, madje edhe 20 vjet, të pasurimit të uraniumit të Iranit, Trump u përgjigj kategorikisht se “nuk jam i hapur për asgjë tani”. Ai shtoi, “nuk mund të flas me ju për këtë, ka shumë gjëra që po ndodhin”.
Këto deklarata përforcojnë klimën e pasigurisë që rrethon bisedimet Uashington-Teheran, pasi pala amerikane duket se po hedh poshtë pikat kryesore të propozimit iranian, ndërsa proçeset diplomatike mbeten në një pikë kritike.
Source:
New York Post


