Kravata e Trump, Mesazh i Qartë për Iranin – Janë Këto Orën e Fundit Përpara Sulmit?

/

Pas disa javë përpjekjesh intensive për të arritur një marrëveshje për uraniumin, Donald Trump duket se po konsumon orët e fundit, përpara marrjes së vendimit dhe rifillimit të sulmeve në Iran, pasi regjimi radikal islamik nuk pranon të dorëzojë uraniumin e pasuruar.

Irani gjatë gjithë kësaj periudhe pseudo-negociatash mendon se ka fituar kohë për planet e tij, por në thelb nuk ka fituar asgjë, përveçse është në prag të një krize humanitare, me inflacionin që ka kaluar çdo parashikim të para një muaji, me një forcë detare dhe ajrore thuajse inekzistente, por ende me një arsenal raketash balistike.

Që në momentin e parë Izraeli ishte i prerë dhe i bindur që Irani nuk ka për të arritur kurrë në një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Donald Trump. Por ky i fundit ezauroi të gjitha limitet për marrëveshje, i bëri të gjitha demarshet për të justifikuar sulmin, pas dështimit të marrëveshjes së dëshiruar.

Kusht i panegociueshëm për Amerikën ishte uraniumi, që duket se është kusht po aq i panegociueshëm edhe për Iranin. Përballë këtij fakti, të kërkosh marrëveshje nga këto dy vende, është në më të paktën utopike.

Pavarësisht dëshirës së madhe, kryesisht të vendeve të Lindjes së Mesme dhe Pakistanit, që luajti rolin e negociatorit ndërmjetës, duket se Shtete e Bashkuara humbën disa javë kohë, jashtëzakonisht të vlefshme, me një regjim radikal që nuk stepet të flijojë çdo iranin dhe në fund edhe veten.

Disa, ende shpresojnë që sonte një marrëveshje të mund të firmoset mes palëve.

Ndërkohë mendimi ynë është se marrëveshje nuk do të ketë dhe se Amerika dhe Izraeli do të rifillojnë bombardimet, kësaj here pranë infrastrukturës jetike të Iranit, energjisë, prodhimit industrial në vend, ujit, bazave dhe depove të armatimeve padyshim.


MAST

Previous Story

Peru: Video nga Tërmeti i Fuqishëm që Tronditi Dje Perunë

Next Story

Anije Fantazmë Mbushin Gjirin Persik – Irani Mbyll Hapësirën Ajrore

Latest from USA/SHBA