Mobilizohen autoritetet.
Një burrë është mbyllur, duke mbajtur një armë, në një bar në Rendsburg, Gjermani, ku është duke u zhvilluar një operacion i madh policor.
Sipas policisë, nuk ka të lënduar, por vendi i ngjarjes është rrethuar.
Motivet e autorit të krimit nuk dihen ende, përveçse informacionit se një sherr shpërtheu në bar.
Sipas mediave lokale, duke cituar autoritetet lokale, nuk ka rrezik për qytetarët. Të gjithë ata që ishin brenda në bar arritën të largoheshin pa problem.
Gazeta Flensburger Tageblatt raporton se një sherr kishte shpërthyer në një bar, përpara se personi i armatosur të mbyllej brenda tij, pa specifikuar rrethanat ose numrin e personave të përfshirë në ngjarje.
Hetimet janë duke vazhduar.
Source: Flensburger Tageblatt


