Vlerësimi fillestar ishte për një magnitudë prej 6.5 ballë.
Tërmeti i fortë u ndje në pjesën më të madhe të Italisë jugore, me shumë banorë që lanë shtëpitë e tyre si masë paraprake dhe qëndruan jashtë, nga frika e lëkundjeve të mundshme të forta pasuese.
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë sipas shkallës Rihter goditi pak pas mesnatës Italinë e Jugut, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e Kalabrisë dhe rajonit më të gjerë.
Lëkundjet u ndjenë edhe në zonat e Greqisë perëndimore dhe Shqipërisë jugore, duke përfshirë ishujt e Jonit.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti u regjistrua në orën 00:12 sipas kohës lokale. Vlerësimi fillestar ishte 6.5 ballë sipas shkallës Rihter, por pas një vlerësimi më të fundit, magnituda u rivlerësua në 6.2 ballë sipas shkallës Rihter.
Deri më tani, nuk janë raportuar zyrtarisht të lënduar ose dëme serioze materiale. Autoritetet lokale mbeten në gatishmëri të lartë dhe po kryejnë kontrolle në zonat e prekura nga tërmeti, me qëllim përcaktimin e shkallës së ndikimit.
Shkencëtarët po monitorojnë nga afër zhvillimin e aktivitetit sizmik në rajon, pasi Kalabria është një nga zonat më aktive sizmike në Itali.
Vërehet se dridhja është regjistruar edhe nga sizmografi i Rrjetit Sizmologjik të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, i cili ndodhet në Korfuz, duke kapur intensitetin e madh të fenomenit.
M6.2 earthquake 🟠
— Earthquakes (@NewEarthquake) June 1, 2026
17 km WSW of Scarcelli, Italy
Jun 2 00:12 local time (13m ago)
Depth 247 kmhttps://t.co/gxsgYKMj12 pic.twitter.com/8QWUW7RCw4
DID YOU FEEL IT? 🫨: Residents in southern Italy were rattled by a magnitude 6.2 earthquake during the early hours of Tuesday morning. The USGS reported that the earthquake struck about 10 miles southwest of Saracena, Italy, at 6:12 p.m. EST (12:12 a.m. UTC).#earthquake #Italy… pic.twitter.com/Esu6oTRXtE
— FOX Weather (@foxweather) June 2, 2026
Source: Fox Weather / Earthquakes (X)


