Trump njofton sulme të reja ndaj Iranit: “Sot do të sulmojmë shumë fort! – Kemi të drejtë!”
“Do t’i përsërisim bombardimet, pasi ata rrëzuan helikopterin tonë!”
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, gjatë deklaratave të tij në Zyrën Ovale, njoftoi rifillimin e sulmeve ushtarake ndaj Iranit, duke thënë se “sot do të sulmojmë shumë fort”.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me deklaratën e tij të mëparshme se Irani “do të duhet të paguajë çmimin”, Trump deklaroi se SHBA-të do të vazhdojnë me sulme të reja.
“Do t’i sulmojmë dhe shumë fort, sot”, deklaroi presidenti amerikan.
“Do t’i përsërisim bombardimet. Kemi të drejtë ta bëjmë këtë. Ata rrëzuan helikopterin tonë”, tha Trump.
“I goditëm fort dje dhe do t’i godasim përsëri fort sot – në rast se e humbët ose nuk e ndezët televizorin dhe nuk e dini”, tha ai.
“Kam punuar me Iranin për disa muaj dhe ata duhet ta nënshkruajnë marrëveshjen”, shtoi ai.
Source: Clash Report


