Vendim historik nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit.
Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit, me seli në Hagë, hodhi poshtë akuzat e Ukrainës se Moska po përpiqej në mënyrë të paligjshme të mbante ngushticën nën kontrollin e saj ekskluziv, sipas një vendimi të publikuar të hënën (15/6), raporton Reuters.
Në thelb ajo njohu juridiksionin rus në rajon!
Siç raportohet nga agjencia Tass, “Pas 10 vitesh mosmarrëveshjeje ligjore ruso-ukrainase, Gjykata e Hagës njohu juridiksionin rus mbi ujërat e Krimesë, Detin e Ngushticës së Kerçit dhe Detin e Azovit”.
Ministria e Jashtme Ruse e përshkroi vendimin e gjykatës së arbitrazhit të Hagës si një disfatë të rëndësishme për Ukrainën dhe Perëndimin në “luftën ligjore” që ata kanë zhvilluar.
Siç u theksua, “përpjekjet e Kievit për të sfiduar sovranitetin e Rusisë mbi gadishullin e Krimesë dhe zonat detare ngjitur dështuan në Hagë”.
“Për herë të parë në histori, një vendim ligjërisht i detyrueshëm ka njohur zyrtarisht statusin e Ngushticës së Kerçit dhe Detit të Azovit si ujëra të brendshme që janë pjesë e territorit të një shteti sovran. Përpjekja e Ukrainës, me mbështetjen e vendeve perëndimore, për ta shpallur Ngushticën e Kerçit ‘ndërkombëtare’, duke lejuar kalimin e anijeve të çdo shteti, përfshirë anijet luftarake, ka dështuar”, shtoi ajo.
Proçedurat në Gjykatën e Përhershme Ndërqeveritare të Arbitrazhit filluan në vitin 2016 pasi Rusia filloi ndërtimin e urës 19 kilometra të Krimesë.
Në një vendim të datës 22 prill, por të shpallur vetëm të hënën, sipas proçedurave të gjykatës së arbitrazhit, gjykata hodhi poshtë shumicën e argumenteve të Kievit në lidhje me kontrollin e Rusisë mbi ngushticën për arsye proçedurale.
Megjithatë, gjykata zbuloi se Rusia shkeli disa ligje detare duke mos kryer vlerësime të mjaftueshme mjedisore gjatë ndërtimit të urës.
Paneli i arbitrazhit prej pesë anëtarësh nuk dha asnjë dëmshpërblim dhe urdhëroi të dyja palët të paguajnë shpenzimet e tyre ligjore në proçesin 10-vjeçar.
Çështja është një, nga disa që Kievi ka ngritur kundër Rusisë në gjykata dhe institucione ndërkombëtare për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe pushtimit në vitin 2022.
Ura e Ngushticës së Kerçit është jetike për furnizimin me karburant, ushqim dhe furnizime të tjera të Krimesë, ku porti i Sevastopolit është baza historike e flotës ruse të Detit të Zi.
Source: TASS Agency


