Trump: “Demokratët Janë Komunistë të Pafe – Po Përhapen në të Gjithë Amerikën si Kancer”!

Duke folur në konferencën e Koalicionit të Besimit dhe Lirisë në Uashington, Trump e lidhi retorikën e tij me fitoret e fundit të vetëshpallurve socialistë demokratë në zgjedhjet paraprake në New York, duke argumentuar se Partia Demokratike po lëviz në mënyrë të rrezikshme drejt së majtës ekstreme.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një sulm të ashpër ndaj Partisë Demokratike, duke e akuzuar atë se është nën ndikimin e “komunistëve të pafe” dhe duke paralajmëruar se ajo përbën kërcënimin më të madh për Shtetet e Bashkuara në 250 vite.

Ai deklaroi me sarkazëm se mund të bëhet “komunisti më i madh në histori”, duke shtuar: “Që tani e tutje, askush nuk do të paguajë qira. Kushdo që dëshiron një shtëpi mund të zgjedhë një. Të gjithë do të marrin ushqim falas”, duke tallur propozimet për një shtet më të fortë të mirëqenies sociale dhe kontrolle të qirasë.

Trump më pas i quajti kundërshtarët e tij politikë “kafshë” dhe pretendoi se komunizmi ishte “një kancer që përhapet në të gjithë vendin”.

“Ata do t’i mbyllin kishat tuaja. Do t’i vrasin njerëzit tuaj. Kjo është ajo që po bëjnë. Ata duan t’i japin fund fesë”, tha ai, duke iu drejtuar votuesve konservatorë të mbledhur.

Presidenti amerikan iu referua gjithashtu vrasjeve politike, duke pretenduar se “komunistët shpesh përdorin vrasje”, duke e bërë deklaratën nga i njëjti hotel në Uashington ku më herët këtë vit u arrestua një person i armatosur, i akuzuar për planifikimin e vrasjes së tij.

Ky sulm i ri është pjesë e strategjisë së Trump përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit të nëntorit, duke i paraqitur demokratët si një forcë politike ekstreme, ashtu siç dhe po shndërrohen prej vitesh. Megjithatë, analistët politikë theksojnë se socializmi demokratik, i cili mbështetet nga disa kandidatë demokratë, ndryshon thelbësisht nga komunizmi, pasi propozon përfitime të gjera sociale dhe një rol më të madh për shtetin, pa shfuqizuar sistemin kapitalist. Por sërish ky lloj qëndrimi është edhe më destruktiv lidhur me shtetin dhe kapitalizmin, ekonominë e tregut të lirë.


Source: Fox News

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Deputeti Grek Paralajmëron: "Nëse Nuk Ktheni Pronat, Nuk..."!

Next Story

Raketat Ukrainase Flamingo Goditën Uzinën e Industrisë Ruse të Mbrojtjes në Volgograd

Latest from USA/SHBA

0 0,00