Pesë persona u qëlluan dhe u vranë në një qendër fasilitetesh mirëqenieje për të rinj, në një qytet verior të Gjermanisë të hënën, dhe policia tha se kishte arrestuar dy individë, përfshirë të dyshuarin për vrasje.
Motivi i incidentit në Stade, pranë qytetit portual të Hamburgut, nuk ishte menjëherë i qartë, tha një zëdhënës i policisë.
Roli i personit të dytë në paraburgim mbetet i paqartë, tha një zëdhënës i dytë i policisë për Reuters, duke shtuar se asnjë i dyshuar tjetër nuk ishte në arrati.
Nuk është e qartë se, sa persona u plagosën, tha ai, duke shtuar se të vdekurit ishin të gjithë të rritur.
Policia beson se incidenti ndodhi në një qendër fasilitetesh mirëqenieje për të rinj në Stade, një qytet me gati 50,000 banorë në perëndim të Hamburgut. Policia rrethoi zonën në një rrugë me kalldrëm, të rrethuar me pemë, me shtëpi me tulla të kuqe dhe ekspertë mjeko-ligjorë me kostume të bardha dhe policë me rroba civile ishin në vendngjarje.
Pas incidentit, policia i paralajmëroi banorët të qëndronin larg zonës, por më vonë tha se nuk kishte rrezik për popullsinë, banorët.
Një dëshmitar okular pa një burrë dhe një grua duke u përpjekur të iknin nga vendi i ngjarjes me makinë përpara se të ndaloheshin nga policia, raportoi faqja e lajmeve FOCUS online.
Policia tha se gjashtë persona mbetën të vdekur pas një të shtëne me armë në Stade të Gjermanisë.
Rastet e vrasjeve në Gjermani janë rritur, në vitin 2023, një person i armatosur në Hamburg qëlloi për vdekje gjashtë persona përpara se të vriste veten në një sallë adhurimi të Dëshmitarëve të Jehovait.
Në vitin 2016, një 18-vjeçar gjermano-iranian, i cili ishte i fiksuar pas vrasjeve masive, vrau të paktën nëntë persona në Mynih.
Dhe raste të tjera me viktima në sheshe Krishtlindjes, në takime masive festive, e të tjera.



Source: Reuters / FOCUS online

