Shpërthime në Ishullin Qeshm – Dita e Tretë që Amerikanët Godasin Iranin Pareshtur

//

Kriza në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit ndërsa SHBA-të dhe Irani duket se po i forcojnë pozicionet e tyre. Zyra e guvernatorit lokal njoftoi një sulm amerikan në Ishullin Qeshm (ose Kish), sipas mediave shtetërore iraniane. Sulmi duket se është tronditës për palën iraniane, pasi nga amerikanët janë goditur objekte strategjike.

Më parë, forcat e armatosura të Kuvajtit njoftuan gjithashtu se po sulmonin objektiva ajrore “armiqësore”. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KUNA, sirenat u dëgjuan në zona të ndryshme të Kuvajtit, ndërsa forcat e armatosura të vendit njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për t’iu kundërvënë sulmeve “armiqësore” me raketa dhe dronë.

Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit raportoi pesë shpërthime në Bandar Abbas dhe Bushehr (shtëpia e centralit bërthamor), me më shumë shpërthime në jug.

Teherani fajësoi SHBA-të, të cilat nuk kanë marrë përgjegjësinë.

Bahreini gjithashtu raportoi shpërthime të forta.

SHBA-të kanë goditur Iranin për natën e tretë radhazi, ndërsa Presidenti Trump po shqyrton shkatërrimin e një çentrali bërthamor.

Nga ana e saj, Garda Revolucionare mori përgjegjësinë për sulmet ndaj tankerëve të Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që vranë një anëtar indian të ekuipazhit dhe plagosën tetë.

New Delhi thirri zëvendësambasadorin e Iranit për të protestuar për vdekjen e marinarit indian.

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) dënoi sulmet e Iranit ndaj dy anijeve çisternë në Ngushticën e Hormuzit.

Përveç kësaj, presidenti amerikan informoi zyrtarisht ligjvënësit e Kongresit se Pentagoni ka rinisur sulmet ndaj Iranit, sipas mediave amerikane.

Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet kurrë nga “lufta, keqdashja dhe agresioni amerikan”, tha zëdhënësi ushtarak iranianm, nga ana tjetër, Gjenerali i Brigadës Mohammad Akraminia, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim. Forcat e armatosura të vendit nuk do të tërhiqen për në rrugën ujore qendrore, shtoi Akraminia. Respektimi i të drejtave të popullit iranian është e vetmja mënyrë për të hapur Ngushticën e Hormuzit, shtoi ai.

Një anije çisternë raportohet se është goditur nga një raketë ndërsa kalonte nëpër zonën bregdetare të Limah, Oman, njoftoi Zyra e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Përveç kësaj, bllokada detare amerikane ndaj Iranit filloi të martën në orën 23:00 (ora lokale).

Ndërsa Huthët njoftuan se sulmuan aeroportin saudit në hakmarrje për sulmet në aeroportin e Sanaas.

Sulmet amerikane në Iran janë më shumë se 300, që kanë arritur objektivin. Irani ëstë në prag të krizës humanitare. Për më shumë se 2 muaj tani më, nuk po ndahen pagat e punonjësve publikë, nuk po jepen pensionet dhe mbrëmë për herë të parë pas 6 muaj, grupe njerëzish në qytete të ndryshem filuan të protestonin në rrugët e Teheranit dhe të disa qendrave të tjera urbane.

Situata në Lindjen e Mesme është alarmante dhe Presidenti Trump duket i vendosur t’i japë fund luftës, me rrëzimin e regjimit, shkatërimin e uraniumit të pasuruar dhe raketave balistike.


Source: KUNA / Tasnim

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tronditet Brukseli - Shumë të Vdekur nga Zjarri në Gradaçielën në Ndërtim e Sipër – Gjashtë të Zhdukur

Next Story

Zbulimi i Corriere della Sera: Në Prag Aksidenti Fluturimi Londër-Athinë - Si u Shmang me Dy Sekonda të Orës?!

Latest from USA/SHBA

0 0,00