Vetëm e Majta votoi kundër! Kuptimplotë kjo për të kuptuar të majtën franceze lidhur me shoqërinë dhe njeriun, si qënie humane me të drejta për të qenë i paprekshëm dhe i pacënueshëm nga askush tjetër.
Proçesi do të vazhdojë me votimin përfundimtar mbi projektligjin gjithëpërfshirës për mbrojtjen e të miturve.
Parlamenti francez miratoi futjen e një dënimi me burgim të përjetshëm për përdhunuesit e përsëritur të të miturve nën 15 vjeç, në një veprim që shkaktoi polemika të forta politike.
Masa, e cila u paraqit nga qeveria pas rastit të Lianës 11-vjeçare, e cila u gjet e vdekur në qershor në Francën jugperëndimore, u miratua me 258 vota pro dhe 84 kundër.
E Majta e hodhi poshtë tekstin e propozuar të premten (17/07) dhe shprehu kundërshtime, duke argumentuar se ashpërsimi i dënimeve nuk adreson problemet në hetimin dhe parandalimin e dhunës seksuale.
Përkundrazi, mbështetësit e rregullores theksuan se është një mbrojtje e nevojshme e fëmijëve kundrejt autorëve më të rrezikshëm.
Proçesi do të vazhdojë me votimin përfundimtar mbi projektligjin e përgjithshëm për mbrojtjen e të miturve.
Source: Le Monde


