Pas Zbulimit të Ditarit të Tij, Fauci Merret në Pyetje! – Senatori Republikan Bernie Moreno i Tha Fauci-t: “Kush Dreqin Mendon se Ishe?”

/

Senatori republikan Bernie Moreno (R-Ohio) ia plasi të mërkurën Dr.Anthony Fauci-t, duke e fajësuar atë për mandatet e izolimit apo karantinimit për shkak të COVID-it dhe duke e pyetur: “Kush dreqin mendon se ishe që e bëre këtë?”

Moreno e filloi raundin e tij të pyetjeve gjatë Komitetit të Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare duke e kritikuar avokatin e Fauci-t dhe duke e qortuar ish shefin e Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, lidhur me trajtimin e pandemisë.

“Është e qartë se ajo që mendoni sot është se në një farë mënyre jeni të paqortueshëm. Në një farë mënyre ndiheni sikur nuk keni nevojë të trajtoheni si një amerikan normal”, tha ai përpara se të tregonte një listë të bindjeve apo mendimeve, që dikur talleshin dhe refuzoheshin, por që dot kanë fituar dhe janë pranuar në të gjitha nivelet.

“Nëse, gjatë kohës së pandemisë COVID, ju quanin racist sepse e quajtët virusin ‘virus të Wuhanit’ ose ‘virus të Kinës’; nëse mendonit se rregulli i gjashtë këmbëve ishte krejtësisht i pavlerë; nëse mendonit se vaksina nuk ishte diçka që duhet ta merrnit; nëse mendonit se ishte e tepërt mënyra sesi u zbatua politika e masave; nëse ju pushuan nga puna për mosmarrjen e asaj vaksine, përfshirë anëtarët e ushtrisë; nëse mendonit se mbyllja e shkollave ishte katastrofike dhe budallallëk, apo edhe nëse mendonit se thënia e këtyre gjërave ju bënte disi një qenie njerëzore më të ulët, çohuni”, i tha Moreno audiencës.

Disa anëtarë të audiencës e bënë këtë, përfshirë prezantuesen e Fox News Laura Ingraham.

Më pas Moreno i bëri presion Fauci-t të kthehej dhe të shikonte anëtarët e audiencës. Fauci nuk pranoi ta bënte këtë, por ai foli me dikë pas tij, i cili dukej të ishte avokat ose asistent.

“Shikoni njerëzit që u turpëruan sepse thanë atë që e dimë tani të gjithë, si të vërtetë”, i tha senatori Fauci-t. “As nuk mund t’i shikoni dot në sy.”

Republikani nga Ohio kujtoi se kishte lexuar një lajm gjatë pandemisë për një nënë dhe fëmijët e saj që arrestoheshin për shkak se nuk mbanin maska ​​jashtë, ndërsa shikonin një ndeshje futbolli – dhe kjo e shtyu të merrte në konsideratë kandidimin për në Kongres.

“Kur u përhap kjo histori, i thashë vetes: ‘Nuk mund të rri duarkryq dhe ta shoh këtë të ndodhë'”, i tha Moreno Fauci-t.

“Rreth gjashtë vite më parë vendosa ‘so të heq dorë nga bizneset e mia, do t’i shes të gjitha, do të kandidoj për poste, do të kandidoj për Senatin e Shteteve të Bashkuara’.

Ja ku jam ulur para jush gjashtë vite më vonë duke thënë: ‘Kush dreqin mendon se ishe që e bëre këtë?’”

Moreno u përpoq t’i bënte disa pyetje Fauci-t, por mjeku thirri të drejtat e tij të Amendamentit të Pestë dhe refuzoi ta bënte këtë, diçka që Fauci e bëri më shumë se 100 herë gjatë gjithë seancës dëgjimore.

Senatori më pas vuri në dukje punësimin nga Fauci të avokatit të fuqishëm David Schertler, i cili përfaqësoi ish senatorin Bob Menendez (D-NJ) në rastin e fundit të korrupsionit që përfundoi me dënimin e demokratit.

“A ndiheni të jeni në gjendje të keqe?” i tha Moreno me ironi Fauci-t, i cili edhe një herë iu lut të Amendamentit të heshtjes.

Ashtu si republikanët e tjerë në komision, Moreno e ngacmoi vazhdimisht Fauci-n dhe bëri pyetje të mprehta për ta tunduar atë të prishte rutinën e tij të heshtjes.

“A do t’u kërkoni falje – thjesht t’u kërkoni falje – njerëzve që i dëmtuat përmes veprimeve tuaja?”, e pyeti senatori në një moment. “A keni dinjitetin të thoni thjesht se ju vjen keq?”

Fauci thirri përsëri të drejtën e tij të Amendamentit të Pestë, të drejtën e heshtjes.

Kush hesht pranon fajin!

E vërteta e madhe e pandemisë së krimit mbi njerëzimin, po del e gjitha në pah dhe do bëhet e ditur për të gjithë. Padyshim. përgjegjësit do të përballen me ligjin.


Source: New York Post

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Turqi: Kryetarja e Bashkisë që "Theu" Fortesën e Erdoganit Arrestohet për Korrupsion

Latest from Shëndet

0 0,00