“Fajin e Ka Iliri” – Djemtë e LSI-së që Korruptuan Qeveritë Rama 1, 2, 3 & 4!

/

Plehrat e Shqipërisë bashkohuni për të rrëzuar Saliun, ishte sllogani i zgjedhjeve të vitit 2013. Dhe vërtet u bashkuan dhe fituan zgjedhjet me 1 milionë “shuplaka”, sipas kryeministrit të 4 legjislaturave të korrupsionit, aferave dhe shtetit kleptokrat.

Duhet të mos harrojmë se në vitin 2009 LSI ishte partia e parë që aplikoi blerjen e votës, kujdes, jo vjedhjen, blerjen e votës. Një blerje që më pas u bë sistem zgjedhor.

Këtë sëmundje apo sindromë LSI ia transmetoi partisë aleate, ish Partisë së Punës së Shqipërisë, që për kryetar kishte një njeri, mesa duket, të prirur për vjedhje, blerje, korrupsion dhe afera të mëdha, të etur për pushtet afatgjatë, kryeministrin që Shqipërinë e pa si çiflig.

Pasi Rama mbaroi “studimet” e vjedhjes së votës dhe pushtetit, si dhe “studimet post-universitare” të korrupsionit të pafre përrah LSI-së, e flaku tej “dhaskalin” Meta, por burrat dhe djemtë ja mori në Rilindje për të vazhduar i vetëm instalimin e shtetit që korrupsionin e bëri sistem qeverisës.

Fakte historike

Të kujtohemi dhe të mos harrojmë se Ermal Beqiri ishte personi IT, eksperti që analizoi videon e Priftit në skandalin e videopërgjimit dhe e cilësoi atë si të montuar, dhe mes kësaj ekspertize Ilir Meta doli i pafajshëm nga gjykata.

Roli i Ermal Beqirit në Gjyq

  • Ekspertiza teknike: Beqiri, së bashku me ekspertët e tjerë Ardian Pollo dhe Artur Rrahmani, u caktuan nga Gjykata e Lartë për të shqyrtuar vërtetësinë e materialit filmik të publikuar në janar të 2011 nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel.
  • Përfundimi i ekspertëve: Në seancën e tetorit/nëntorit 2011, tre ekspertët deklaruan se videopërgjimi nuk mund të konsiderohej origjinal. Ata raportuan se nuk e gjetën regjistrimin në fjalë te pajisja (ora) e dorëzuar nga Dritan Prifti, ndërsa te skedari i shfaqur në laptopin e tij vunë re anomali dhe probleme teknike që sugjeronin se materiali i bërë publik nuk ishte origjinali i paprekur.

Ndërsa Braho ishte ai që me çantën e zezë qarkullonte në institucionet e shtetit, por të gjithë mbajmë mend atë që ndodhi në siistemin e Tatim-Taksave të Shqipërisë, çështje që as u hap, as u mbyll. Së bashku me të ishte edhe Ermal Beqiraj!

Nga gazeta Panorama, sa më poshtë:

23 Janar, 2014 _ Zbulohen pamjet filmike të ndërhyrjes në serverin e Tatimeve nga këshilltari i Kryeministrit Ermal Beqiri.

Televizioni “News 24” ka publikuar dje një video të filmuar nga kamerat e sigurisë në Drejtorinë e Tatimeve, të datave 15-17 nëntor të vitit të kaluar, ku janë të përfshirë deputeti i LSI-së Spartak Braho dhe këshilltari i Kryeministrit, si dhe drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj.

Në videon e transmetuar gjatë ditës së djeshme nga News 24, rezulton se në datën 15 nëntor, ditë e premte, në orën 10:52 janë parë të futen në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve këshilltari i Kryeministrit, Ermal Beqiri dhe deputeti i LSI-së, Spartak Braho. Pasi kanë hyrë në derën kryesore, ata janë ngjitur në katin e dytë dhe janë drejtuar në zyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj.

Vizita e Brahos dhe Beqirit te Tatimet u bë tri ditë pasi Ministria e Financave dërgoi një grup auditi për sistemin e IT-së, i cili kishte për qëllim auditimin e gjithë sistemit.

Në një moment tjetër të videos duket qartë që drejtoresha Shehaj dhe këshilltari i Kryeministrit, Beqiri, janë ngjitur në katin e tretë të godinës, ku ndodhet edhe dhoma e serverëve të Tatimeve. Gjatë kësaj kohe drejtoresha e Tatimeve ka takuar shefin e IT-së, Renald Rista, të cilit i është shpjeguar roli i Beqirit në këtë institucion. Nga ana e tij Rista ka theksuar se të dhënat janë shumë sensitive, ndaj edhe ka kërkuar nga i dërguari i Financave dokumentin mbi të cilin Ermal Beqiri mbështet punën e tij. Pas debatesh një grup prej 4 personash, rreth orës 18:30 është parë të hyjë në dhomën e serverëve, shoqëruar nga Ermal Beqiri, të cilët deri në orën 06:00 të mëngjesit të së shtunës, dt. 16 nëntor, kanë kopjuar të dhënat.

Katër personat kanë lënë katin e tretë e më pas gjithë godinën e Tatimeve më 16 nëntor në orën 06:40. Filmimet tregojnë gjithashtu se katër personat kanë punuar edhe të dielën, më 17 nëntor, në dhomën e serverëve dhe sipas regjistrimeve, e kanë lënë godinën e Tatimeve në orën 22:00. Ndërhyrja në serverin e Tatimeve u denoncua gjatë muajit dhjetor nga shefi i dorëhequr i IT-së, Renald Rista, i cili në krah të ish kryeministrit Berisha bëri publik të gjithë atë që ka ndodhur në tri ditë në Drejtorinë e Tatimeve.

Ndërsa Ergysi, bir i LSI-së, pas izolimit të Metës në Presidencë dhe më pas në burg, kaloi në paradhomën e kryeministrit Rama.

Kush është Ergys Agasi (RD, 19 qershor, 2025)

Ergys Agasi konsiderohet si eminenca gri e kryeministrit Edi Rama, një figurë misterioze që vepron larg kamerave, por me dorën mbi butonat e pushtetit dhe miliardat që rrjedhin nga fondet publike.

I njohur si djali i ish deputetit socialist Bardhyl Agasi, Ergys Agasi u ngjit në pushtet përmes Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dhe më pas u afrua me Partinë Socialiste, duke mbajtur poste në administratë si drejtues i Inspektoratit të Mjedisit. Por ndërkohë që profili i tij publik mbetej i ulët, ndikimi i tij rritej në prapaskenë.

Biznesmeni zotëron pasuri marramendëse, përfshirë një vilë 1 milionë euro në bregdetin e jugut, pasuri që u hetua edhe nga SPAK. Po ashtu ai është denoncuar mediatikisht edhe për emërime të njerëzve të tij në poste kyçe në shtet.

Sipas Arben Ahmetajt, Agasi ka marrë kontrollin mbi Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) përmes lidhjeve të tij politike dhe familjare. Dhe faktet e mbështesin këtë akuzë: motra e tij është drejtoreshë në AKSHI, ndërsa kompania e tij, EA Solutions, ka pasur një rritje të pashpjegueshme financiare brenda një viti nga krijimi i saj dhe çuditërisht në fushën e shërbimeve të IT.

***

Ermali dhe Ergysi, djemtë e Ilirit, u bënë në fakt “pronarë” de facto të AKSHI-t dhe gjëmave korruptive të qindra milionë eurove, një aferë për të cilën, foli i arratisuri, ish zëvendëskryeministër i Ramës, në revanshin e tij të hakmarrjes dhe pohimieve publike për korrupsionin masiv në qeveritë Rama, ndër vite.

Djemtë e Ilirtit ishin korruptuar edhe në kohën e aleancës së Metës me Berishën (2009-2013), por në kohën e aleancës me Ramën, djemtë e Ilirit u bënë shtet mbi shtet, krahu i djathtë i kryeministrit Rama në korrupsion dhe afera.

Por sot po rezulton se dy djemtë e Ilirit, kanë marrë peng të dhënat e të gjithë shqiptarëve, të të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar, dhe duket se kanë marrë peng edhe vetë Ramën.

Mes djemve të Ilirit, historia po ndëshkon Ramën, për atë që u ka bërë shqiptarëve dhe vetë Ilirit. Por kjo histori po ndëshkon edhe shqiptarët që i dhanë votën Ramës, apo që u blenë, ata shqiptarë që nuk dinë as të zgjedhin, as të votojnë, as të reagojnë, as të ngrihen dhe të protestojnë. (Nuk po jap opinion për PD-në, pasi opozitë nuk ka, opozita është filial i mazhorancës në parlament dhe bashkëaksionere në korrupsion.)

Me të drejtë tani do të dëgjojmë socialistë të betuar, ata të thekurit e organizatave bazë, që të thërrasin dhe të bërtasin me sa fuqi kanë, se, “FAJIN E KA ILIRI”!

Iliri nga burgu, padyshim krenohet që rriti djem që po shkatërrojnë Ramën, qeverinë dhe partinë e tij.


MAST-info.com

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump Paralajmëron për Sulme të Rënda Ndaj Iranit në Orët në Vazhdim (30.07.2026)

Latest from Albania (Shqipëri)

0 0,00