Italia Kërkon që të Pezullohet ‘Schengen’-i me Spanjën, Pas Invadimit të Ceutës me Imigrantë të Paligjshëm!

//

Italia “ngre” çështjen e Ceutës, që “Shengeni të pezullohet për Spanjën”.

“Spanjollët premtuan legalizime. Shtetësi për mbi 500,000 emigrantë të paligjshëm është thellësisht vendim i gabuar!”

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbështeti sot pezullimin e dispozitave të Traktatit Schengen për lëvizjen e lirë nga Spanja, pas mbërritjes së mijëra imigrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës.

“Italia nuk do të qëndrojë duarkryq”, theksoi Meloni, duke i përshkruar imazhet nga Ceuta si “tronditëse”.

Reagimi i kreut të diplomacisë italiane, Antonio Tajani, ishte në të njëjtën gjatësi vale dhe ai e mbështeti masën e sugjeruar nga Meloni.

“Imazhet që vijnë nga Ceuta tregojnë se vendimi i qeverisë së Madridit për t’u dhënë shtetësi spanjolle, për pasojë europiane, mbi 500,000 emigrantëve të paligjshëm është thellësisht e gabuar dhe inkurajon trafikimin e qënieve njerëzore”, tha Tajani në një postim në platformën X.

Mesa duket propozimin e Melonit do e përqafojnë edhe shtete të tjera të Bashkimit Europian!


Source: Giorgia Meloni (X)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusia Arreston Miliarderin - Në Shënjestër edhe Drejtues të Lartë

Next Story

Zelenski Dha Alarmin: "Na Goditën me Një Lloj të Ri Rakete" - Breshëri Raketash Vorio-Koreane në Ukrainë

Latest from EU/BE

0 0,00