Breshëri raketash të Koresë së Veriut godasin Ukrainën në mbrëmjen e 30 korrikut.
!Na goditën me një lloj të ri rakete”, tha Zelenski, dukë vënë alarmin.
Ukraina u godit masivisht nga raketa balistike të Koresë së Veriut Hwasongpho-11G (KN-23), ndërsa u godit edhe Kryvyi Rih, qyteti i lindjes së Presidentit ukrainas Zelenski.
“Në Radushne (pranë Kryvyi Rih), rusët përdorën një raketë nga Koreja e Veriut, për herë të parë pas një kohe të gjatë”, tha Zelenski në një video-mesazh.
Presidenti ukrainas vuri në dukje se hetimet po vazhdojnë për të konfirmuar origjinën e saktë të raketës.
Në të njëjtën kohë, ai akuzoi Moskën për bashkëpunim me Korenë e Veriut, duke pretenduar se ky bashkëpunim ushtarak ka rezultuar në vdekjen e civilëve dhe fëmijëve në Ukrainë.
Kryvyi Rih, përveçse është një qendër e rëndësishme industriale e Ukrainës, njihet edhe në mbarë botën si vendlindja e Volodimir Zelenskit. Rusët kanë vendosur ta godasin vendlindjen e komedianit me raketa koreane, si për të qenë pjesë e “satirës” ushtarake, në një përplasje mes të pabarabartësh.
Source: Volodymyr Zelenskyy (X)

