Një tjetër tentativë për vrasjen e Presidentit të SHBA-ve, Donald J. Trump.
Një burrë i armatosur rëndë është arrestuar jashtë Klubit Nacional të Golfit të presidentit Trump në Kaliforni, teksa mbërriti atje pak sekonda para mbërritjes së presidentit Trump.
Gjatë investigimit që po vazhdon për të gjetur dhe analizuar çdo detaj, njoftohet se personi ka patur me vete armë, mes tyre, pistoletë, një karikator AR, një mitroloz, dy pajisje për sinjal radioje dhe të tjera.
Kjo tentativë ndodh në një prej shteteve më leftiste të shteteve të Bashkuara, pikërisht në Kaliforni.
Tentohet sërish të vritet presidenti republikan më i voruar, i cili nuk është thjesht i djathë, republikan, ai është politikani më popullor në SHBA.
Janine John Tail, 38 vjeç, nga Downey, California, ishte futur në perimetrin e Rancho Palace Verie, zonë nën kontrollin e FBI, agjentët e të cilit vërejtën aktivitet të çuditshëm nga personi që më pas u arrestua dhe u vërtetua se ishte i armatosur rëndë.
Personi që tentoi të bënte atentatin i përket grupit të radikalëve të majtë, suportues fanatik i ‘woke agenda’, si dhe mbështetës i Demokratëve, që mesa duket mbështetësit e partisë së demokratëve të Amerikës, janë shndërruar tashmë në persona të dhunshëm, në rrezik konstant dhe real të atyre që kanë mendim të ndryshëm prej tyre, persona me retorikë violente, radikale dhe me manifestime afro-komuniste.
Personi i arrestuar do të kalojë prej sot në gjykim dhe më pas me përfundimin e hetimeve dhe dëshmive që do të japë, do të proçedohet me proçesin e gjykimit në vazhdim dhe dënimin e tij.
Do të jetë shumë me vlerë, nëse i arrestuari do të flasë qartë për synimin dhe objektivin, si dhe motivet që e shtynë për të planifikuar aktin e atentatit kundër Presidentit Trump.
Source: Fox News

