Këto masa ka gjasa të përballen me sfida ligjore kushtetuese, thonë Media-t e ndaluara. Amendamenti i Parë mbron lirinë e fjalës dhe të shtypit, përmendin përfaqësuesit e tyre, por sigurisht që Kushtetuta dënon edhe mashtrimin, desinformimin, gjë për të cilën nuk flasin Media-t.
Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se ndalon hyrjen e tri mediave kryesore, CNN, MSNBC dhe Politico, në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo masë pothuajse me siguri do të përballet me sfida ligjore, pasi ekspertët e lirisë së fjalës thanë se ajo bie ndesh me mbrojtjen që Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së u ofron lirisë së fjalës dhe shtypit të lirë.
Trump i akuzoi këto media për “raportim të LAJMEVE TË RREME” (Fake News) në një postim në rrjetet sociale dhe tha se ato “nuk duhet të jenë në gjendje të shkruajnë apo raportojnë vazhdimisht TRILLIME dhe GËNJESHTRA kur mbulojnë aktivitetin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara”. Trump shtoi: “Do të pasojnë edhe media të tjera të Lajmeve të Rreme”.
Përfaqësues të të tria mediave u panë duke punuar në Shtëpinë e Bardhë pasditen e së premtes, pas postimit të Trump-it. Shtëpia e Bardhë po i njoftonte të tria mediat se do t’u ndalohej hyrja në mjediset e saj duke filluar nga e shtuna, raportoi Fox News, duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Trump tha se nuk kishte ndonjë incident specifik që nxiti ndalimin, duke u thënë gazetarëve në Zyrën Ovale: “Bëhet fjalë thjesht për një akumulim të lajmeve gjatë viteve të fundit”.
Trump shtoi: “Nuk jam i detyruar t’i lejoj të hyjnë në shtëpinë time, në shtëpinë e popullit”.
Kur u pyet se çfarë nënkuptonte me shprehjen se do të pasojnë “të tjera”, Trump përmendi New York Times dhe Washington Post si media që ai i quajti “fake news”.
Gjykatat u kanë dhënë presidentëve diskrecion të gjerë për të vendosur mbi qasjen selektive në ngjarje të tilla si takimet në Zyrën Ovale dhe grupet e vogla të gazetarëve, ndërsa përjashtimet më të gjera nga mjediset e shtypit të Shtëpisë së Bardhë ose nga akreditimet mund të përballen me sfida më të forta në bazë të Amendamentit të Parë dhe mbrojtjes kushtetuese për proçesin e rregullt ligjor.
Lëvizja e Trumpit erdhi disa javë para zgjedhjeve të ndërmjetme të 3 nëntorit.
Administrata Trump ka përmbysur dekada tradite në marrëdhëniet mes Shtëpisë së Bardhë dhe shtypit, duke kufizuar qasjen që shumë organizata të mëdha lajmesh kanë pasur te presidenti dhe duke favorizuar praninë e mediave të reja që shihen si më dashamirëse ndaj administratës.
MS NOW, në një deklaratë të së shtunës, tha se do të vazhdojë raportimin mbi administratën Trump dhe synon “të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur të drejtat tona sipas Amendamentit të Parë dhe rolin thelbësor të gazetarisë së pavarur në demokracinë tonë”.
Të premten, CNN deklaroi se qëndron në krah të gazetarëve të tij që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë.
“Ne kemi të drejtë, sipas Kushtetutës së SHBA-së, të bëjmë raportim pa pengesa apo ndërhyrje nga qeveria”, tha CNN në një deklaratë. “Nëse ndalimi me të cilin kërcënoi Presidenti Trump vihet në zbatim, ai do të përbënte një sulm të paligjshëm ndaj asaj të drejte themelore dhe të mbrojtur kushtetutshmërisht”.
Politico publikoi një mesazh në platformën X ku thuhej se “do të vazhdojë të raportojë në mënyrë të drejtë për këtë Shtëpi të Bardhë dhe ato në të ardhmen”.
“Ne do t’i mbrojmë me vendosmëri të drejtat tona të garantuara nga Amendamenti i Parë kundër çdo përpjekjeje për t’i kufizuar ato”, shkroi Politico të premten.
“Është e vështirë të imagjinohet një shkelje nga më flagrantet e Amendamentit të Parë, sesa ndalimi nga ana e Trump-it e mediave në ‘Shtëpinë e Popullit’ për shkak se ato kritikojnë qeverinë”, tha në një deklaratë Seth Stern, kreu i mbrojtjes së të drejtave në organizatën Freedom of the Press Foundation.
Jameel Jaffer, drejtor ekzekutiv i Institutit Knight First Amendment në Universitetin e Kolumbisë, tha se Amendamenti i Parë e ndalon presidentin të ndëshkojë gazetarët vetëm sepse nuk i pëlqen mënyra sesi ata raportojnë.
“Nëse Presidenti Trump synon t’i përjashtojë këto organizata mediatike nga grupi i gazetarëve të akredituar në Shtëpinë e Bardhë (press pool), veprimi i tij është dyfish antikushtetues, sepse ky grup përbën një ‘forum publik’ sipas Amendamentit të Parë; kjo do të thotë se presidenti nuk mund t’i përjashtojë gazetarët prej tij bazuar në pikëpamjet e tyre”, tha Jaffer në një deklaratë.
Trump ka ngritur disa padi kundër shtypit, përfshirë Wall Street Journal, New York Times, BBC-në dhe Des Moines Register. Këto padi janë fituar nga ana e presidentit. Paditë e tij për shpifje kundër ABC-së dhe CBS-së u zgjidhën me marrëveshje përkatësisht për 15 milionë dhe 16 milionë dollarë. Gjatë mandatit të tij të parë, Shtëpia e Bardhë nën drejtimin e Trump-it u përpoq të anulonte ose pezullonte akreditimet e korrespondentit të “Playboy”, Brian Karem, dhe atij të CNN-it, Jim Acosta, por gjykatësit federalë urdhëruan rikthimin e lejeve të tyre të shtypit për Shtëpinë e Bardhë.
Që nga rikthimi në presidencë në janar të vitit 2025, Trump-i ka ngacmuar hapur gazetarët, veçanërisht ata të rrjeteve televizive amerikane.
Vitin e kaluar, ai përjashtoi agjencinë “Associated Press” nga grupi i zakonshëm i gazetarëve që ndjekin lëvizjet e tij, pasi agjencia e lajmeve nuk e përdori emrin e preferuar të Trump-it për Gjirin e Meksikës – të cilin ai ka urdhëruar punonjësit e degës ekzekutive ta quajnë “Gjiri i Amerikës”.
Trump në luftë të haput kunëdr Mediave të desinformimit, manipulimit dhe tjetërsimit të së vërtetës. Përballjet gjyqësore do të jenë spektakolare, por edhe të thjeshta në fakte dhe prova.
Do të merren deklaratat e Presidentit në ligjëratë të drejtë nga Shtëpia e Bardhë dhe do të ballafaqohen me atë që kanë transmetuar Mediat, për të vërtetuar tjetërsimin dhe devijimin e fjalës, mesazheve dhe vetë kontekstit të deklaratave të Presidentit dhe administratës së tij, nga salla e konferencave të Shtëpisë së Bardhë.
https://www.reuters.com/world/us/trump-bans-media-outlets-cnn-msnow-politico-white-house-2026-09-18
Source: Reuters

