• Home
    • About
      • Contact
  • Politics
  • Economy
  • Culture
  • History
  • Society
  • Environment
  • Natural Phenomenon
  • Health
  • Sport
  • USA/SHBA
  • EU/BE
  • Albania (Shqipëri)
  • Greece (Greqi)
  • Technology
  • WAR
  • Interview
  • Donations
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
  • WhatsApp
  • Email

Mobile Logo

Browse Tag

kodi i da vinçit

Kulturë

Gërmimi i Shekullit në Paris – Po Kërkojnë “Kodin Da Vinçi” Nën Katedralen Notre Dame

by Mariela Stefanllari
2 Qershor, 20262 Qershor, 2026

Gjetje të çuditshme 1,700 vjeçare! I njëjti shkrim i çuditshëm përsëritet në shumë pjesë dhe deri më tani asnjë ekspert nuk ka arritur ta deshifrojë atë, duke shkaktuar diskutime rreth një “Kodi Da Vinçi” të veçantë dhe të vërtetë. Jashtë, në vapën e padurueshme të verës, qindra turistë presin në

Read More
2 Qershor, 20262 Qershor, 2026
Kulturë

Gërmimi i Shekullit në Paris – Po Kërkojnë “Kodin Da Vinçi” Nën Katedralen Notre Dame

Gjetje të çuditshme 1,700 vjeçare! I njëjti shkrim i çuditshëm përsëritet në shumë pjesë dhe deri më tani asnjë ekspert nuk ka arritur ta deshifrojë atë, duke shkaktuar diskutime rreth një “Kodi

Postimet e Fundit

  • Tronditje në Belfast: Alieni Sulmon Një 40-vjeçar me Thikë, Duke Dashur t’i Presë Kokën! (pamje të rënda në video)
  • Kur do të Ndodhë Eklipsi më i Gjatë Diellor i Shekullit?
  • Ky Është Vendi / Shteti që Ekzistoi për 3 Muaj!
  • Pamje të Frikshme nga Filipinet Gjatë & Pas Tërmetit & Cunamit

About Us

Follow

  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
  • WhatsApp
  • Email

Autorët

Kategori

  • Albania (Shqipëri) (9)
  • Ekonomi (4 268)
  • EU/BE (56)
  • Greece (Greqi) (28)
  • History (1)
  • Kulturë (12)
  • Mjedis (26)
  • Natural Phenomenon (3)
  • Ne Dukje (4)
  • Politikë (4 594)
  • Shëndet (16)
  • Sociale (64)
  • Sport (3)
  • Teknologji (6)
  • USA/SHBA (77)
  • WAR (124)

MAST Channel

Free Speech! Info and Opinion Without Borders!
Be Well, Be Safe & Especially Be Prepared!

MAST Channel
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Nga Mali i Zi Rama Mashtron gazetarët që e pyesin për projektin e Zvërnecit.

Por po ju them sërish atë që kam 3 vite që e them.
Unë mendoj se investitori i vetëm në Zvërnes dhe Sazan është Edi Rama, të gjithë emrat e tjerë janë fasadë, ose mikro bashkë-investitorë.

Interesimi, angazhimi, përpjekjet e jashtëzakonshme që po bën, besoj se ju bindin edhe juve për këtë.

Nuk ka investitor që të groposë në Shqipëri 4 miliardë dollarë.
Dhe nëse do të kishte një të tillë, nuk do të investonte për rezort turistik, por do të investonte, për shembull, për Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë, një investim i sigurtë, afatgjatë dhe që shlyen kapitalin e investimit në kohë rekord, si dhe sjell fitime marramendëse në afatshkurtër dhe afatgjatë për investitorin.

Nga ana tjetër, nëse një kryeministri i shkonte në zyrë një investitor që ka 4 miliardë në portofol, nuk i thotë na bëj një rezort ku të shëllharen ca plazhistë milionerë, por do ta orientonte drejt një sektori jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Si kjo pra që sugjeroj unë, sigurimi i ujit të pijshëm në Tiranë, në vitin 2026.
Sepse nuk ka ende ujë të pijshëm krye-qendra e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve.

Ndaj investitori është Rama dhe drejtësia duhet të vihet në alarm dhe të ndalë marrëzinë.
Gjithashtu të largojë me ligj dhe në bashkëpunim dhe së bashku me popullin, kryeministrin nga zyra dhe qeverinë e vasalëve nga pushteti.

Pushtetin e ka sovrani sidomos në kapitalizëm, dhe më pas tregu i lirë.
Nuk mund ta lejojmë Ramën ta bëjë Shqipërinë feud të tij dhe të trashëgimtarëve të tij.

#edirama #albania #zvërnec #narta #laguna #mjedisi
#masterplan #lejë #aprovim #projekt #mashtrim #investim 
#turizem #shkatërrim 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Rama Mashtron Mediat Ndërkombëtare për Projektin në Zvërnec - Ja Cila Është e Vërteta!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Ja si po e pasqyrojnë media ndërkombëtare protestën e Tiranës për Zvërnecin. Duket se një dorë ka shpërndarë lajmin, teksa mbizëtoron një titull thuajse shabllon, por vlen të ndiqet me vëmendje DW News.

#albania #protestë #zvërnec #tiranë #edirama #dorëheqje #fundi 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Pasqyrimi i Lajmit të Protestës për Zvërnecin në Mediat Rëndësishme Ndërkombëtare - Kudo Një Titull!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Para se të dëgjojmë disa momente të fjalës së përdredhur të Ramës për Zvërnecin, të bëjmë me dije që në fillim thelbin e histories Sazan - Zvërnec, për të dëgjuar të kthellët më pas, gjithçka që u tha sot  dhe që do të thuhet në ditët në vazhdim.

Investitori real në Sazan dhe Zvërnec është Edi Rama mes kompanisë Kastrati dhe atyre kompanive që vendosin gardhe, dhe atje mesa duket Rama ka projektuar të ketë parajsën mbi tokë, atje do të ketë ishullin e tij, si Onassis dikur, në ishullin Skorpios.

Rama po u shet shqiptarëve, koçanë misri, për dru dushku.

Xhared Kushner nuk është investitori Strategjik në Sazan dhe në Zvërnec. Ai dhe disa arabë partnerë të tij, por më shumë partnerë të Ramës, shesin vetëm emrin e kompanisë. Kaq dhe asgjë më shumë.

Kujdes!
Në fillim po flisnin për investime 1.4 miliardë dollarë, tani po flasin për investime të vlerës 4 miliardë dollarë, dhe një investim i tillë nuk nis nga pasioni, siç deklaron Kushner, por këto investime nisin nga studime polisferike dhe plane biznesi të detajuara nga ekspertë me emër në botë, me qëllime përfitimi.
Fjala "pasion" e përdorur nga Kushner, mjafton për të kuptuar se Kushner nuk është investitori. Kurrsesi!

Investitori i vërtetë në opinionin tim është vetë Rama, për 1001 arsye.

Kaq shumë pasuri ka vënë ky piktor baskét, me logodiere batërdi, i gjatë për llahtari dhe arpagon me pushtet dhe fuqi. Shumë para paska bërë!

Ndërkohë që pronën e shtetit, të kombit, të popullit e jep, e shet dhe e privatizon, si ta kishte të trashëguar nga prindërit. Dhe pronën privatit ja gllabëron me drejtorët e hipotekës që i ndryshon çdo muaj në Qarkun e Vlorës.

Jo vetëm kaq, por investimet e tij i ushqen dhe i majm edhe me fonde të shtetit, fonde që lidhen me infrastrukturën në zonë.

Çfarë po i bën Shqipërisë djali politik arnaut i Sorosit dhe "gjiganti" i socialistëve, nuk ja ka bërë asnjë pushtues.

Që të vëmë logjikën dhe të kuptojmë se e gjithë historia me Kushner dhe "krushq" amerikanë janë mufka, flluska, gjepura, janë nga ato sapunkat e hoteleve të qëmotshme, që Paulin Rama ua shet për djathë në dyllë, muhamedanëve dhe kristianëve të Shqipërisë.

Investimi në Sazan dhe Zvërnec është ide e vetë Ramës mes Kastratit, por Kushneri, harrojeni që të jetë i destinuar të shkojë dhe të investojë në Shqipëri, apo të ndërmjetësojë tek një tjetër investitor për një investim 4 miliardë. Kurrë!

Kushnerit i kanë ofruar një shumë të majme që të shfaqet, të bëhet emri i Partnerit Strategjik, një marrëveshje e bërë mes atij bëmaxhiut tjetër, që Trump e la roje të vë-cë-së në fushën e golfit, Grenelli, shoku i të majtëve dhe të djathtëve në Shqipëri. Dhe kaq!

Gjërat janë fare të thjeshta, mos i komplikoni.

Ka bërë kërkesë Kushner për t'u pranuar si Partner Strategjik? Jo!
Ka dorëzuar Kushner ndonjë plan biznesi për investimin? Jo!
Ka kalkuluar Kushner dhe qeveria shqiptare impaktin socio-ekonomik të investimit? Jo!
Është përcaktuar kush merr përsipër investimin e infrastrukturës energjitike dhe hidrike? Jo!
Ka afate kohore të parashikuara për kompletimin e punimeve? Jo!

Nuk ka asgjë. Ka ca llafe goje të Ramës.

Mund të ketë investitor që të groposë 4 miliardë dollarë në Zvërnec dhe në Sazan?

Si do të investojë një investitor gjigant, në një shtet pa shtet, në shtetin më të korruptuar të Europës, në Kolumbinë e Europës, në kartelin e kontinentit?

Rama pse nuk i sugjeron investitorit që të investojë për ujin e pijshëm në Tiranë dhe e ka investim që ja merr shpejt fitimin dhe të sigurtë, por edhe në agatgjatë. Një investim që impakton 1 milionë shqiptarë të metropolit.

Ja pra që investitori real është Rama, dora vetë.

12 vite kryetar Bashkie. Vetëm rrogën mori Rama?
13 vite kryeministër. Vetëm rrogën mori Rama?

Sa miliarda dollarë mund të ketë Rama vallë, si kryeministri i vendit më të korruptuar të Europës?
Sepse në vendin më të korruptuar nuk mund të jenë korruptuar vetëm shqiptarët dhe të ketë mbetur i pastër dhe i papërlyer kryeministri.

Krejt e kundërta, ku ka shumë të korruptuar, i krye-korruptuari është kryeministri dora vetë.

Dhe këtë e dinë mire grekët, shumë mirë, ndaj dhe është tensionuar së tepërmi me reagimet e Greqisë dhe mediave greke lidhur me episodet në Zvërnec.
Këtë e dinë edhe turqit gjithashtu.

Dhe mesa duket Rama e ka pisk me Turqinë dhe me Greqinë njëkohësisht dhe mund të rezultojë e vështirë që të investojë miliardat e tij në Zvërnec, për të bërë parajsën për të dhe trashëgimtarët e tij.

Investimi në Zvërnec është i Ramës dhe kush ka dyshime, le të mendohet dy herë.

#edirama #project #sazan #zvërnec #prona #rrëmbim #vjedhje #protestë 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Kush Është Investitori i Vërtetë në Zvërnec & Sazan?
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Sulm masiv rus mbi Kiev.

#kiev #ukraine #russia #strike #oreshnik

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Ferri Rus mbi Kiev _ 24 Maj 2026
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Sot, nga parlamenti grek, ish kryeministri i Greqisë Andonis Samaras në fjalën e tij në seancë plenare, një fjalë tejet kritike për kryeministrin aktual Micotakis, nuk la pa përmendur edhe Edi Ramën.

Samaras akuzoi qeverinë greke për një politikë të papranueshme dhe ndoshta të përulur përballë sulltanit të Ankarasë, Rexhep Tajip Erdogan, ndaj Edi Ramës, apo edhe përballë nacionalistit të Shkupit.

Nuk është hera e parë që Andonis Samaras përmend Edi Ramën në dalje të tij publike, me vlerësime nga më negativet e mundshme, duke e quajtur narkoman të korruptuar, zograf të dështuar, apo hajdut të pronave të minoritarëve dhe të shqiptarëve, kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit dhe të tjera epitete që tregojnë dhe përshkruajnë se çfarë vlerësimesh mbart Samaras, për kryeministrin e shqiptarëve.

Nuk nguroi sot në fjalën e tij, që Ramën ta vendosë përbri Erdoganit, ta peshojë kështu në një kandar politik, duke i cilësuar indirekt të dy, si dy sulltanë, kryeministra të dy regjimeve.

Në të njëjtën frekuencë mendimi dhe qëndrimesh publike, për Edi Ramën, ka qenë edhe ish kryeministri tjetër i Greqisë, Kostas Karamanlis, që së bashku me Andonis Samaras kanë sugjeruar ndërprerjen e çdo marrëdhënieje dhe partneriteti me regjimin  e Ramës dhe me shtetin mafioz dhe kartel në Shqipëri.

Padyshim, që këto informacione nuk i jep media shqiptare, por edhe ajo greke sistemike, përpiqet t'i kamuflojë.

Sot nga parlamenti, Samaras ka akuzuar kryeministrin grek për sjellje të dobëta, të përulura, të pajustifikuara përballë politikanësh të korruptuar, që me ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare nuk kanë asnjë lidhje.

Ndërsa populli grek e di mirë që afërsinë mes Ramës dhe Micotakis e kanë bërë të mundur demokratët leftistë globalistë të Amerikës dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur e Soros.

Në Greqi pritet të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme, pasi qeverinë greke e mbulojnë gjithashtu një sërë skandalesh dhe mundësia që Micotakis të fitojë sërish, është thuajse pranë zeros.

Ardhja në pushtet e një qeverie tjetër dhe e disa politikanëve me shtyllë kurrizore, me një histori politike ndër breza dhe pa njolla abuzimesh përgjatë jetës së tyre politike, do të mbyllë dyert e Athinës për Tiranën zyrtare, por sigurisht jo për shqiptarët.

#antonissamaras #edirama #politikë #parlament #greece 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Ish Kryeministri Antonis Samaras nga Parlamenti Grek, Shigjeta për Ramën!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Ajo që po shohim në Britani është thjesht një tërmet politik.
Dhe duhet t'ju them se kjo ka implikime masive me atë që po ndodh në Amerikë.

Të enjten e kaluar, më 7 maj 2026, Mbretëria e Bashkuar mbajti zgjedhjet lokale, zgjedhje këto tejet të rëndësishme. Dhe ajo që ndodhi pasi dolën rezultatet, përfaqëson një nga rëniet më të habitshme politike në historinë moderne britanike.

Po flasim për llojin e refuzimit të politikave progresive që dërgon valë tronditëse në të gjithë botën perëndimore. Ja ku është përfundimi, Partia Laburiste, e cila është në thelb versioni britanik i Demokratëve majtistë amerikanë, u shkatërrua, u asgjësua plotësisht.
Po flas për një humbje aq katastrofike, saqë edhe anëtarët e saj po kërkojnë që kryeministri i tyre të japë dorëheqjen. Dhe partia që po zë vendin e tyre, ajo fituese, është një parti populiste, anti-imigracion dhe anti-establishment e quajtur Riform Ju-Kej, e udhëhequr nga Naxhël Farazh.

Partia Laburiste humbi mbi 1 mijë vende në këshilla, humbën kontrollin e 28 këshillave në të gjithë Anglinë. Dhe i humbi në zona që kanë votuar për partinë laburiste për dekada.
Disa nga këto zona nuk kanë zgjedhur askënd tjetër përveç partisë laburiste që nga vitet 1920.

Njëqind vite dominim u bënë pluhur brenda një natetë vetme. Në Uells, Partia Laburiste nuk humbi disa, humbi pushtetin plotësisht.

Për herë të parë që nga fillimi i decentralizimit në vitin 1999 dhe deri më dje, Partia Laburiste nuk e drejton më Uellsin. Nga 96 vende në Parlamentin Uellsit, tani kanë vetëm nëntë vende.
Dhe kjo nuk është humbje, kjo është zhdukje.
Ky është një refuzim kaq e fortë, saqë edhe ministrja e tyre e parë humbi vendin e saj dhe iu desh të jepte dorëheqjen të nesërmen.

#greatbritain #election2026 #reformuk #victory #nigelfarage #kierstarmer #losers #labourparty #localelections 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Britanikët Folën - Triumfi i së Djathtës Populiste & Disfata e Turpshme & e Merituar e Majtistëve
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Forcat Ajrore të Shqipërisë festuan 75-vjetorin e tyre me fluturime të avionëve luftarakë grekë dhe italianë.
Fluturimet zgjatën afro 8 minuta dhe disa nga të pranishmit filmonin avionët grekë F-16.
Lexuam një postim veçanërisht interesant në Instagram, të cilin e citojmë të plotë:
"Në eventin që u zhvillua sot për të festuar 75-vjetorin e themelimit të Forcave Ajrore Shqiptare 3 avionë grekë F-16 kryen një fluturim nderi.
Në event, Ambasada e Greqisë u përfaqësua nga Atasheu i Mbrojtjes.
Si aleatë të NATO-s Greqia dhe Italia sigurojnë mbrojtjen dhe policimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë"
Duke kërkuar më shumë informacion në faqet e internetit, gjetëm se të enjten, më 30 prill 2026, Forcat Ajrore Shqiptare festuan 75 vjet nga themelimi i tyre, i cili daton më 24 prill 1951, kur piloti Peço Polena bëri fluturimin e parë në hapësirën ajrore shqiptare, me një avion JAK-SP. Po atë ditë, Skuadroni i parë i Avionëve Luftarakë u krijua në Aeroportin e Laprakës nën komandën e Babacë Faikut. Në atë kohë, Forcat Ajrore Shqiptare kishin 12 avionë.
Kërkuam më shumë informacion mbi festimin e 75-vjetorit të themelimit të Forcave Ajrore Shqiptare. Gjetëm disa, dhe pak a shumë të faqet shkruajnë të njëjtat gjëra. Ngjarja u zhvillua në bazën ajrore në Kuçovë. Në Tiranë ka një bazë tjetër ajrore shqiptare. Në ceremoninë madhështore, Presidenti shqiptar Brajram Begaj theksoi se Forcat Ajrore Shqiptare po hyjnë në një fazë të re transformimi. Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, njoftoi rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë pas 20 vitesh, me qëllim trajnimin e pilotëve ushtarakë dhe civilë dhe kontrollorëve të trafikut ajror.
Ai theksoi gjithashtu se modernizimi i Forcave Ajrore Shqiptare, me mbështetjen e aleatëve, veçanërisht SHBA-së, do ta zgjerojë rolin e vendit për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar. Kujtojmë që aktualisht sovranitetin e Shqipërisë e ka ndërmarrë Greqia dhe Italia, si kontribut të tyre, në sigurinë kolektive brenda NATO-s. Presidenti iu referua gjithashtu investimeve në flotën e helikopterëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore tokësore, mjeteve ajrore pa pilot dhe mbikëqyrjes ajrore të integruar.
Vlen të ngrehim një pyetje: Sa avionë ka aktualisht Shqipëria?

#aviacion #albania #greek #italian #f16 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Aviacioni Shqiptar me ZERO Avionë - Sovranitetin e Hapësirës Ajrore ia Mbrojnë Greqia & Italia!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Kandidatja për Bashkinë e Tiranës, ku tironsit janë të ndarë në disa shoqata dhe të cilët i drejton, si dhe qëmoti, blloku, pjellt e bllokut, nipërit dhe mbesat.
Kandidatja pisi-ste Ogerta Manastrili, është femra me 5 dosje penale në SPAK për 500 milionë Euro dhe që nuk i bën syri tër.
Kryeministri Edi Rama, kur e shpalli kandidate pisi-sten e paska vlerësuar “Shkëlqyer për përvojën”, në çdo detyre gjatë 13 viteve pushtet të Rilindjes, kësaj organizate malinjë brenda Partisë Socialiste, që nuk ekziston më.
Por dokumenta dhe pamflete dëshmojnë se të vetmen “përvojë” që na paska Ogerta, është korrupsioni në çdo detyrë, duke qenë e vetmja drejtore dhe ministre, nën hetim me 5 dosje penale për tenderë dhe koncesione.
Për Ogerta Manastirliun, janë hapur 2 hetime penale në Prokurorinë e Tiranës, për korrupsion me tenderët dhe falsifikim dokumentash, si dhe vjedhje të sasive të ilaçeve, gjatë viteve 2013, 2017 kur ishte Drejtore e Që-së-Utë-së, zbuluar nga auditetet e Kë-Lë-Shë-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas dosjeve, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet tenderave fiktivë, pa garë, me fonde limit më të larta se kostot reale e shtim kontratash, ka bërë korrupsion 110 milionë Euro në blerje ilaçesh, pajisjesh mjekësore, rikonstruksion spitalesh dhe qendrash shëndetësore, ushqim e mobilim të tyre. 
Ta theksojmë edhe njëherë shumën, 110 milionë euro, që të kthjellohen ata që mund të rendin ta votojnë këtë kandidaten.
Manastirliu është proceduar penalisht për lejimin, organizimin, firmosjen dhe vjedhjen në bashkëpunim me vartësit e saj, të 60 milionë Euro ilaçe e materiale mjekësore në magazinën e QëSë-Utë-së, duke i deklaruar të skaduara e sikur gjoja kishte furnizuar pavionet dhe farmacinë qëndrore.
Vjedhje me një të rënë të lapsit, të theksojmë edhe njëherë tjetër shumën, 60 milionë euro, që të kthjellohen ata që kanë afeksione me pisistët.
Prej 4 vitesh, në sirtarin e SPAK vazhdon të qëndrojë pezull hetimi për Ogerta Manastirliun, lidhur me kallëzimin penal, për tenderat sekretë të ilaçeve, pajisjeve, oksigjenit dhe materialeve mjekësore për periudhën e pandemisë “Kovid 19”, kur ajo ishte Ministre e Shëndetësisë.
Kohë e artë për tarapanë, këhë për hajdutë ajo e pandemisë. Periudhë që 
Sipas dosjes penale, Ogerta Manastirliu, ka abuzuar me 50 milionë Euro tenderë sekretë, dhënë 4 firmave klienteliste me negociim pa garë; 35 milionë Euro prej të cilave, u vodhën duke sajuar bashkë me Ramën, fonde limit me vlera të larta dhe duke falsifikuar zbatimin e kontratave.
50 milionë të tjera të kollofitura me të gjatin. Dëgjoni shifra dhe shastisuni, ndërkohë që Ogerta çelefitet dhe majmet.
Sipas raporteve në dosjet hetimore, rezulton se, gjatë periudhës prill 2017, gusht 2023 si Ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kryer edhe 185 milionë Euro korrupsion me tenderat.
Sa vjen dhe rriten numrat si pa të keq, 185 milionë euro, ose 1 miliardë e 850 milionë lekë të vjetër. I themi në lekë që të përmendeni juve të parmendës, juve që e tërhiqni dua të them, dhe që u bie krëngësia për 300 mijë lekë në muaj.
Në SPAK është dhe dosja penale, për aferën e datës 15 janar 2020, kur me ndryshim kontrate e preventiv fals, Ogerta i shtoi 44 milionë Euro koncesionit të  Sterilizmit të Pajisjeve Kirugjikale.
Nuk kanë të sosur dosjet por janë në koma dhe mos na vdesin ndonjë ditë dhe i mbeten eurot Ogertës dhe palloshit!
Një tjetër dosje penale, është për falsifikimin e realizimit të kontratave të Dializës, Laboratorëve të Çek-ap, duke u dhënë në total 21 milionë Euro me faturime fals për shërbime të pakryera.
Ikën edhe 21 milionë euro të tjera sikur janë shportë me qershi, u hëngrën edhe këto nga lubitë e Pë-Së-Së së rilindur.
Tre afera të tjera korruptive të Ogerta Manastirliut, janë ato gjatë dy viteve Ministre Arsimi, ku ka firmosur 30 milionë Euro vjedhje për ekipet sportive shkollore dhe tenderat e rikonstruksionit të shkollave, ngrohjes e librave  mësimore.
...
Por jo vetëm, Ogerta qënka pa fjalë dhe me firmë në dorë. Kështu i do ustai i vjedhjes kolegët në qeverisje, të heshtur, të bindur, edhe pak të mefshtë, si për të amortizuar tensionet e panevojshme.
Por në Bashkinë e Tiranës, Ogerta ka “përvojë” korrupsioni e vjedhjesh gjatë viteve 2004-2011, kur ka punuar dikur, nën drejtimin e Edi Ramës, atëherë kur ishte Drejtoreshë e Strehimit, Drejtoreshë e Shërbimeve Sociale dhe Drejtoreshë e Projekteve.
Vlen të vlerësojmë se Ogertën e paska vërtet të besës dhe të bindur Bimbashi hajdut dhe Ogerta e meriton të kandidohet kudo dhe kurdoherë.

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.
Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Ogerta me shifra astronomike abuzimi/korrupsioni që iu privuan shqiptarëve dhe shëndetit të tyre!
News, Politics, Geopolitics, Opinions, Analysis, History, Society, Economy, Religious etc.

Lëvizjet e autorit për të kqyrur terrenin, korridorin dhe sallën brenda hotelit në Uashington ku do të zhvillohej aktiviteti, për të kryer vrasjen e Presidentit të SHBA-ve dhe anëtarëve të kabinetit.

#usa #assasination #killer #hotel #donaldtrump 

Copyright:
© 2026 MastChannel / mast.al
All rights reserved.
No part of this channel may be reproduced, distributed, or transmitted in any form or by any means without prior written permission from the copyright owner.

Sound or voices were significantly edited or digitally generated.
Kamerat e Sigurisë së Hotelit -Lëvizjet e Atentatorit më 24 & 25 Prill -Kqyrja e Korridorit & Sallës
Subscribe

  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
  • WhatsApp
  • Email

Designed by N.D. — Copyright Mast-info.com

  • Home
  • Politics
  • Economy
  • Culture
  • History
  • Society
  • Environment
  • Natural Phenomenon
  • Health
  • Sport
  • USA/SHBA
  • EU/BE
  • Albania (Shqipëri)
  • Greece (Greqi)
  • Technology
  • WAR
  • Interview
  • Donations
  • Home
    • About
      • Contact
  • Politics
  • Economy
  • Culture
  • History
  • Society
  • Environment
  • Natural Phenomenon
  • Health
  • Sport
  • USA/SHBA
  • EU/BE
  • Albania (Shqipëri)
  • Greece (Greqi)
  • Technology
  • WAR
  • Interview
  • Donations
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
  • WhatsApp
  • Email
Go toTop
0 0,00 €