Për Fans-at Besnikë: Filmi “Michael” po Vjen për të Thyer Rekordin në Bileta

Me Jafar Jackson në rolin e Michael Jackson!

Filmi biografik shumë i pritur Michael pritet të “thyejë” rekordin e biletave, me vlerësime për një hapje që tejkalon 55 milionë dollarë. Me Jafar Jackson në rolin e Michael Jackson, me regji nga Antoine Fuqua dhe me interesin e publikut veçanërisht të lartë.

Filmi përqendrohet në karrierën e artistit, duke nxjerrë në pah evolucionin e tij dhe mënyrën sesi ai formësoi stilin e tij unik dhe lëvizjet karakteristike të vallëzimit, siç është ecja në moonwalk.

Në kastin e aktorëve përfshihen edhe Colman Domingo në rolin e Joe Jackson dhe Nia Long në rolin e Katherine Jackson. Skenari është shkruar nga John Logan, ndërsa Graham King, John Branca dhe John McClane janë producentë për Lionsgate.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermani: 15-Vjeçari Vjedh Autobusin për të Çuar të Dashurën në Shkollë

Next Story

Mister Arkeologjik: Përkrenarja prej Ari e Shekullit të 5-të u Gjend në Holandë

Latest from Politikë