SHBA Mund të Tërheqin Raketat Tomahawk nga Gjermania – Reagimi i Kancelarit Merz

Planet e Shteteve të Bashkuara për të reduktuar praninë ushtarake në Gjermani dhe për të mos vendosur raketa Tomahawk kanë shkaktuar reagime në Berlin dhe shqetësime për sigurinë në Europë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz theksoi se, pavarësisht dallimeve politike, SHBA mbetet partneri më i rëndësishëm në NATO.

“Unë mbetem i bindur se amerikanët janë partneri më i rëndësishëm për ne në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, deklaroi ai në një intervistë për ARD.

Reduktimi i trupave amerikane

Administrata amerikane ka njoftuar planet për të reduktuar praninë ushtarake në Gjermani. Merz mohoi që kjo të lidhet drejtpërdrejt me mosmarrëveshjet mbi politikën ndaj Iranit.

“Nuk ka lidhje”, tha ai, duke u përpjekur të minimizojë tensionet mes dy vendeve, gjë që nuk është e vërtetë.

Çfarë ndodh me raketat Tomahawk

Sipas raportimeve të Financial Times, SHBA mund të heqin dorë nga vendosja e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, përfshirë sistemet Tomahawk të planifikuara më parë.

Këto plane ishin shpallur gjatë samitit të NATO-s në vitin 2024 dhe pritej të zbatoheshin nga viti 2026.

Shqetësimet për sigurinë

Ekspertët paralajmërojnë se anulimi i këtyre sistemeve mund të krijojë boshllëk në kapacitetet mbrojtëse të Europës.

Sipas analistit Christian Melling, reduktimi i trupave është i menaxhueshëm, por mungesa e raketave me rreze të gjatë paraqet një sfidë më të madhe strategjike.

Ai theksoi se zhvillime të tilla mund të vënë në pikëpyetje angazhimin e SHBA-së ndaj mbrojtjes së aleatëve të NATO-s.

Previous Story

Nga Cilat Aeroporte Largohet Ryanair?

Next Story

Trump Refuzon Propozimin e Iranit për Armëpushim – Çfarë Përfshin Plani për Hormuzin?

Latest from Politikë