Autoritetet i akuzojnë diplomatët rusë për spiunazh!
Numri i përgjithshëm i diplomatëve rusë të dëbuar nga Austria që nga viti 2020 tani arrin në 14.
Austria ka dëbuar tre diplomatë rusë, duke i akuzuar ata për përfshirje në aktivitete që i ngjajnë spiunazhit.
Vendimi lidhet me prani pajisjesh të komunikimit – duke përfshirë antena të shumëfishta në çatitë e ndërtesave diplomatike ruse – të cilat, sipas autoriteteve austriake, mund të përdoren për mbikëqyrje dhe mbledhje inteligjence, informacioni, apo interferim në kominikime dhe rrjete.
Ministrja e Jashtme austriake Beate Meinl-Reisinger tha se përdorimi i imunitetit diplomatik për veprime të tilla është “i papranueshëm”, duke konfirmuar se tre diplomatët tashmë janë dëbuar nga vendi.
Me këtë vendim, numri i përgjithshëm i diplomatëve rusë të dëbuar nga Austria që nga viti 2020 tani arrin në 14, si pjesë e një forcimi më të gjerë të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Austria po mban një qëndrim të heshtur, disi të tërhequr në kuadrin e gjeopolitikës dhe zhvillimeve të muajve të fundit në Europë dhe në Lindjen e Mesme, por kjo nuk do të thotë se nuk është aktive brenda territorit të saj, për të mbrojtur interesat e vet dhe sovranitetin.
Source:
Ministry of Foreign Affairs of Austria


