Ushtria e Kosovës me shumë para turke, në kohë që Bashkimi Europian po e përjashton Turqinë nga iniciativat dhe aktiviteti i saj ushtarak, si shtet të pabesueshëm, ndoshta edhe “armik”.
Turqia ka inflacion 150%, por i jep 4 milionë euro Ushtrisë së Kosovës. Kjo në vetvete është shumë e dyshimtë për planet përfundimtare të Ankarasë, sado e pabesueshme që mund të tingëllojë.
Çfarë po përgatisin turqit neo-osmanë, duke filluar nga Kosova dhe Shqipëria, për të gjithë Ballkanin në mes të një krize globale për shkak të Iranit dhe presidentit Donald Trump?
Dje, më 6 maj 2026, Turqia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje të re bashkëpunimi ushtarako-ekonomik, sipas së cilës qeveria turke do të ndajë 200 milionë lira turke (rreth 3.9 milionë euro ose 4.49 milionë dollarë) për të forcuar aftësitë e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).
Nuk është më një “Forcë Sigurie”, por një ushtri e rregullt që po trajnohet, pajiset dhe përgatitet për një konflikt të ardhshëm ushtarak në Ballkan, në bashkëpunim të mirë me turqit dhe shqiptarët, shkruajnë agjensi greke, franceze dhe të tjera.
Fondet turke kanë për qëllim përmirësimin e profesionalizmit, gatishmërisë dhe pajisjeve të ushtrisë së Kosovës, mes tensioneve në rritje rajonale, raportojnë mediat kosovare. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, dhe homologu i tij nga Kosova, Ejup Maqedonci, gjatë ekspozitës ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes SAHA 2026 në Stamboll.
Ju kujtojmë se Turqia tashmë e ka furnizuar Kosovën me pajisje të përparuara, siç janë dronë Bayraktar TB2, raketa antitank OMTAS dhe mortaja.
Është planifikuar të ngrihet gjithashtu një fabrikë municionesh në Kosovë në bashkëpunim me kompaninë turke MKE.
Kjo mbështetje ushtarake turke vjen në një kohë kur kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është zotuar të investojë shuma të konsiderueshme në transformimin e Forcave të Sigurisë në një ushtri të rregullt dhe të plotë. Turqia, duke mbajtur lidhje të ngushta si me Kosovën, ashtu edhe me Shqipërinë, si dhe bashkëpunim strategjik me Serbinë, kërkon të veprojë si një “sundimtar osman” dhe ndërmjetës në Ballkan, gjë që ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme që nga viti 1913.
Turqia po kërkon në mënyrë aktive të forcojë praninë dhe ndikimin e saj në Ballkan, duke përdorur Shqipërinë dhe Kosovën si boshte kryesore, në një strategji që shpesh quhet infiltrim “kthimi neo-osman”.
Kjo politikë nuk është e re, por është intensifikuar vitet e fundit (2024-2026), duke u përqendruar në bashkëpunimin ushtarak, investime dhe lidhje fetare/kulturore.
Ankaraja ka nënshkruar marrëveshje kuadër ushtarake me Shqipërinë, Kosovën dhe Shkupin, ndërsa personeli ushtarak turk po trajnon Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), madje edhe në fusha të tilla si robotika.
Analistët flasin për përpjekjen e Turqisë për “të satelitizuar” Shqipërinë dhe Kosovën, duke u ofruar atyre “mbrojtje” dhe duke forcuar ndikimin e saj në Adriatik.
Të gjitha këto ndodhin, ndërkohë që shqiptarizme bërtet vallaha për partnerin e madh strategjik, Amerikën. Por që duke parë realitetin, Kososva dhe Shqipëria nuk janë më as me Amerikën, por as edhe me Bashkimin Europian, që duket që është duke i braktisur literalisht.
Turqia është investitori më i madh relixhioz në Shqipëri, me ndërtimin e shumë xhamive në të gjithë vendin, xhamisë së mëdha të Tiranës, por edhe i krijoi Shqipërisë linjën e saj të aviacionit civil, në shërbim të Ramës, një kombani sot e zhytur në borxhe dhe faktikisht e falimentuar.
Ankaraja supozohet se po promovon një “Platformë Paqeje për Ballkanin”, e cila u lançua në vitin 2025 dhe mbajti takimin e saj të dytë në janar 2026, duke kërkuar të veprojë si ndërmjetës në rajon.
Depërtimi turk përballet me sfida nga prania e SHBA-së dhe BE-së, por Turqia shfrytëzon boshllëqet në ndikim, dhe gjendet e ndihmuar nga qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës.
Këto lëvizje, veçanërisht përforcimi i Kosovës, ngrenë shqetësime për sigurinë në Ballkan.
Raportet flasin për krijimin e një harku ndikimi që fillon në Turqi, kalon nëpër pakicën turke në Bullgari, në Maqedonia e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, padyshim me baza të forta në Bosnjë Herzegovinë..
Një analist amerikan, e cilësoi dhe e krahasoi, pak javë më parë, Ballkanin Perëndimor me Sirinë. Mbi këtë frazë vlen të qëndrojmë dhe të analizojmë sa pranë të vërtetës është.


