Netaniahu: “Flas me Presidentin Trump Çdo Ditë – Jemi Gati për Çdo Skenar me Iranin!”

Jemi në kontakt të vazhdueshëm me miqtë tanë në SHBA.

Jemi gati “për çdo skenar”, theksoi kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu në fillim të takimit të këshillit të sigurisë së Izraelit.

Takimi u zhvillua pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump vlerësoi se ka shanse të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje paqeje me Iranin, ndërsa kërcënoi me bombardime të reja.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me miqtë tanë në SHBA. Flas me Presidentin Trump pothuajse çdo ditë dhe do të flas përsëri me të më vonë”, tha Netaniahu.

Ai theksoi se ekziston “koordinim i plotë” i veprimeve me Uashingtonin dhe se qëllimet kryesore mbeten heqja e rezervave të uraniumit të pasuruar nga Irani dhe çmontimi i aftësive të Teheranit për të rifilluar proçesin e pasurimit.

Izraeli goditi periferitë jugore të Bejrutit, një fortesë e Hezbollahut pro iranian, të dielën në mbrëmje, raportoi agjencia zyrtare libaneze e lajmeve ANI, e cila më parë kishte raportuar një shpërthim të fuqishëm në periferitë jugore të kryeqytetit.

Ky është sulmi i parë ajror që kur armëpushimi hyri në fuqi më 17 prill, raportoi ANI, duke cituar burime sigurie.

“Forcat ajrore izraelite shënjestruan lagjen Ghobeiri”, tha ANI.

Kryeministri izraelit Netaniahu tha se ushtria kishte shënjestruar një komandant të lartë të Hezbollahut. “Ushtria vetëm pak çaste më parë goditi komandantin e Forcës Radwan në Bejrut”, njësia elitare e Hezbollahut, “me qëllim neutralizimin e tij”, tha Netaniahu në një deklaratë të përbashkët me ministrin e mbrojtjes.


Sources:
ANI
Jerusalem Post

Previous Story

Irani Hedh Poshtë Propozimin e SHBA-së

Next Story

Turqia Investon Miliona Euro për Ushtrinë e Kosovës - Ku po Shkon Kosova & Kujt i Shërben?

Latest from Politikë