Kanali izraelit raporton se “krahët” e fuqisë turke po fillojnë “të mbytin” hapësirën strategjike të Izraelit.
Turqia po përgatit me ethe një projektligj për të sanksionuar zyrtarisht juridiksionet e saj detare, një veprim që po shkakton shqetësim të madh në Athinë dhe Tel Aviv.
Sipas Kanalit Izraelit 13, doktrina e “Atdheut Blu” të Turqisë po e transformon me shpejtësi Ankaranë në një fuqi strategjike detare që shtrihet nga Greqia në Jemen, duke e përshkruar atë si një “sfidë të paparë” për Izraelin.
Sipas raportit, Turqia synon të kontrollojë kalimet kritike detare midis Detit të Zi dhe Mesdheut, duke siguruar njëkohësisht akses në rezerva të mëdha gazi dhe nafte në Mesdheun Lindor, duke hapur rrugën për pavarësi afatgjatë të energjisë.
“Turqia nuk vizaton më thjesht harta”, tha kanali. “I imponon ato përmes projeksionit të fuqisë dhe diplomacisë agresive.”
Fuqia detare turke përshkruhet si një bosht që shtrihet nga Egjeu dhe Greqia, deri në Detin e Kuq dhe Jemen.
Qëllimi është të dominohen kalimet kritike midis Detit të Zi dhe Mesdheut. Qëllimi është të kontrollohen depozitat e gazit dhe naftës në Mesdheun Lindor, duke anashkaluar bashkëpunimin rajonal.
Prezantimi i raketës balistike Yildirimhan (me një rreze veprimi prej 6,000 km), proshim turk, në ekspozitën SAHA 2026 përforcon imazhin e Turqisë si një superfuqi në rritje.
Izraeli përgjigjet duke thelluar bashkëpunimin mbrojtës me Greqinë dhe Qipron për të kundërshtuar ndikimin turk.
Boshti Greqi – Qipro – Izrael
Boshti i Greqisë, Qipros dhe Izraelit përbën një nga shtyllat kryesore të sigurisë në Mesdheun Lindor.
Ankaraja po e shikon këtë konvergjencë me shqetësim të madh, pasi beson se boshti po përpiqet ta rrethojë atë gjeopolitikisht.
Zyrtarët turq, si Ministri i Jashtëm Hakan Fidan, e kanë karakterizuar boshtin si një kërcënim që sjell paqëndrueshmëri dhe çon në tensione.
Shpesh, forcimi i bashkëpunimit është shoqëruar me përshkallëzim të tensionit me veprime provokuese në Egje ose në Mesdheun Lindor.
Turqia po përpiqet të kundërbalancojë fuqinë e kësaj aleance duke kërkuar marrëveshjet e veta (siç është memorandumi turko-libian), me sulme verbale dhe një shfaqje force.
Kjo aleancë trepalëshe synon të rrisë fuqinë parandaluese të tre vendeve dhe vepron si një kundërpeshë strategjike ndaj politikës ekspansioniste dhe ndikimit gjithnjë në rritje të Turqisë.
Është miratuar një kornizë për intensifikimin e ushtrimeve të përbashkëta aeronautike dhe diskutimeve për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak. Në të njëjtën kohë, programet e armatimit dhe sistemet e mbrojtjes ajrore po shqyrtohen për të forcuar parandalimin rajonal.
Transporti i gazit natyror dhe ndërlidhja elektrike e vendeve (siç është projekti i Ndërlidhjes së Detit të Madh) kërkojnë ta bëjnë rajonin një qendër energjie për Europën, duke zvogëluar varësinë dhe duke margjinalizuar planet turke.
Tre qeveritë koordinojnë veprimet e tyre në nivel ndërkombëtar, duke krijuar një front të fortë pro-perëndimor në rajon.
“Atdheu Blu” turk ka evoluar nga një narrativë nacionaliste, në një plan operativ që po riformëson ekuilibrin nga Mesdheu në Bririn e Afrikës.
Është shteti i parë dhe i vetëm në botë që harton projektligje dhe ligje për të përcaktuar në mënyrë të njëanshme kufijtë, si të mos ekzistojnë shtete fqinje.
Ajo që pritet në Mesdhe është konflik ushtarak dhe duket si i pashmangshëm edhe për Izraelin, por kryesiht për Greqinë dhe Qipron që cënohen direkt nga qëndrimet dhe vendimet e Ankarasë.
Sources:
Israel Channel 13


