Deputetët e Tij po e “Fundosin” – Keir Starmer Një Hap Larg Dorëheqjes nga Partia Laburiste – Vijnë në Krye të Laburistëve Ekstremi i Majtë?

Deri më tani, dhjetëra deputetë po bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij, por pa u formuar shumica.

Pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve të fundit lokale dhe rajonale në Britani, lidershipi i Keir Starmer po vihet në dyshim hapur nga gjithnjë e më shumë deputetë të Partisë Laburiste.

Sipas mediave britanike, nuk përjashtohet që ai të japë dorëheqjen nëse ka një reagim të përgjithshëm nga anëtarët e partisë së tij.

Goditja elektorale ishte e rëndë për partinë, ishte dërmuese, pasi humbi pothuajse 1,500 këshilltarë.

Ndërsa Konservatorët gjithashtu shënojnë humbje dhe rënie në shifra këshilltarësh dhe këshillash.

Kurse Reform UK u forcua ndjeshëm, duke riformësuar peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar. Fitorja e Reform UK është historike, e paimagjinueshme, triumfale dhe e pashbëshme.

Presioni mbi Keir Starmer po intensifikohet me deputeten Catherine West që deklaron qëllimin e saj për të sfiduar lidershipin e tij, megjithëse ajo ka nevojë për mbështetjen e rreth 81 deputetëve për të filluar një proces formal.

Deri më tani, dhjetëra deputetë po bëjnë thirrje për dorëheqjen e Starmer, por pa u formuar shumica.
Kandidatë të mundshëm për lidershipin konsiderohen drejtues si Wes Streeting dhe Angela Rayner, të cilët aktualisht po mbajnë një qëndrim të kujdesshëm.

Skenari kryesor është që nëse presioni i brendshëm i partisë vazhdon dhe nëse ka dorëheqje të ministrave, lidershipi i Starmer mund të dobësohet më tej, duke çuar tek dorëheqja.

Do të ndodhë tani apo në shtator, kjo mbetet për t’u parë, por padyshim Starmer pas kësaj humbjeje historike traumatike nuk mund të jetë më në drejtimin e laburistëve dhe të qeverisë.


Sources:
Financial Times

Previous Story

Irani Kërcënon me Prerje të 20% të Internetit në Botë, Nëse Rifillojnë Sulmet!

Next Story

Kur e Njoftoi Kina Vaksinën e Parë për Hantavirusin? - Të Jetë Rastësi?

Latest from Politikë